Kryefaqja Lajm kryesor Analizat e infertilitetit që duhet të bëjnë gratë

Analizat e infertilitetit që duhet të bëjnë gratë

0
Shpërndaje

Elton Peci, obstetër gjinekolog

Mjeku do tju bëjë pyetje rreth historisë suaj mjeksëore në përpjekje për të identifikuar shkaqet e infertilitetit tuaj. Në këto pyetje do të kenë të bëjnë me cdo operacion apo sëmundje që ju mund të keni kaluar gjatë jetës suaj. Gjithashtu me rëndësi janë edhe pyetjet lidhur me mënyrën e jetesës.

Rishikimi i analizave / ekzaminimeve që keni bërë në të kaluarën ka edhe ajo rëndësi pasi përmes tyre kuptojmë se si ka qenë gjendja juaj më përpara dhe nqs janë ndjekur hapat e duhura. Për fat të keq, shumë cifte infertilë kur paraqiten tek specialist i duhur kanë një mal me analiza / ekzaminime të panevojshme (me dhjetra strisho vaginale / analiza biokimike / TORCH etj) dhe nuk kanë analizat bazë të menaxhimit të infertilitetit.

Analizat tek femrat

Ekzaminimi gjinekologjik

Ekzamimi gjinekologjik do të përfshijë ekografinë transvaginale. Përmes saj do të vlerësohet gjendja e mitrës dhe e vezoreve. Ekografia duhet të jetë transvaginale dhe jo abdominale. Ekografia abdominale nuk jep detajet që jep ajo transvaginale. Ai mjek që ju ofron eko abdominale në vlerësimin e infertilitetit ose përton të kryejë atë transvaginale, ose nuk e disponon sondën përkatëse ose më keq … nuk ka njohuritë e duhura në trajtimin e infertilitetit.

Ekografia transvaginale është shumë e vlefshme në vlerësimin e vezoreve pasi jep informacionin e duhur lidhur me rezervën ovriane përmes numërimit të folikujve antralë (AFC – antral follicles count) dhe matjes së vëllimit të vezoreve. AFC është shumë e vlefshme në parashikimin e potencialit fertil dhe në zgjedhjen e protokolleve të duhura për stimulim ovarian.

Përcaktimi i rezervës ovariane

Ky koncept që duhet të jetë i pari për fat të keq ose është ndër të fundit që kërkohet nga shumica e gjinekologëve që “trajtojnë” infertilitetin ose nuk kërkohet fare. Sido që të vijë një shtatzani (natyrale apo jo) ne duhet të dimë gjendjen e rezervës ovariane (pra sa vezë kanë “mbetur”!). Kjo përcaktohet përmes analizave të mëposhtme:

AMH

Profil hormonal në ditën 3 të menstruacioneve (FSH / LH / Estradiol)

Ekografia transvaginale – Matja e numrit të folikujve antralë (AFC) dhe vëllimit të vezoreve.

Përcaktimi në se femra ka problem me ovulacionin.

 

Rreth 25% e infertilitetit shkaktohet nga problem me ovulacionin. Një nga crregullimet më të shpeshta që jep anovulacion (mungesë të ovulacionit) ose e bën atë më të rrallë është sindroma e vezoreve polikistike (PCO).  Nje tjeter gjendje qe shpqerohet me probleme me ovulacionin eshte edhe LUF – sindroma e folikulit te parupturuar. Ketoo gjendje diagnostikohen përmes ekografisë transvaginale, profilit hormonal dhe atij glicemik.

Po tubat?

Shpesh herë vlerësimi i tubave mungon. Shumica e mjekëve preferojnë të japin mjekime në drejtim të stimulimit të ovulacionit duke anashkaluar vlerësimin e tubave. Kjo është totalisht e gabuar pasi që nuk ka asnjë vlerë ovulacioni nqs tubat e fallopit janë të dëmtuar. Mos pranoni të merrni Clomid psh kur nuk dini gjendjen e tubave! Nqs ju rekomandohet një gjë e tillë, atëherë merrni në konsideratë konsultën në një mjek tjetër. Vlerësimi i tubave kryhet përmes histerosalpingografisë (HSG).

Të kërkuara në raste të veçanta:

Histeroskopia – për të vlerësuar kavitetin e mitrës dhe për të trajtuar polipet, miomatsubmukoze, sinekite apo septumin (perden e mitrës),

Laparoskopia – për të vlerësuar kalueshmërinë e tubave dhe praninë ose jo të ndonjë patologjie që mund të interesojë mitrën, vezoret apo tubat nga jashtë.

Analiza gjenetike (kariotip) (sidmos në rastet me dështime të përsëritura të Fertilizimeve In Vitro apo me humbje të përsëritura të shtatzanisë në trem I)

Testet për trombofilinë (sidomos në rastet me dështime të përsëritura të Fertilizimeve In Vitro apo me humbje të përsëritura të shtatzanisë në trem I).

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here