Analizat që duhen bërë për të vërtetuar kancerin e stomakut

Kanceri i stomakut është i trajtueshëm nëse kapet herët. Fatkeqësisht, rrallë simptomat fillojmë në stadet e hershme. Kur shfaqen simptomat, shpesh janë vagale dhe lehtësisht mund të gabohet për një problem më pak serioz si një virus ose një refleks acid. Për të ndihmuar në vënien e diagnozës të kancerit të stomakut dhe për të përjashtuar mundësitë e tij dhimbje stomaku 1rekomandohen një ose disa nga testet e mëposhtme:

  • Feçe për gjak okult: është një test jo invaziv për të gjetur praninë e gjakut të fshehur në feçe. Megjithëse hemorragjia mikroskopike është një nga shenjat e para të kancerit, ajo mund të jetë shkak edhe i problemeve të tjera.
  • Endoskopia e sipërme ose gastroskopia është një procedurë që e lejon mjekun të shohë normalitetet e traktit të sipërm gastro-intestinal, të cilat nuk mund të dallohen nga rezet X. Kjo është procedura kur ajo realizohet sipas protokollit. Nëpërmjet këtij ekzaminimi mjeku mund të marrë edhe biopsi ku mund të vlerësohet stomaku, edhe për situata prekanceroze si atrofinë, metaplazinë, displazinë. Endoskopia e sipërme ekzaminon ezofagun, stomakun dhe pjesën e sipërme të intestinit. Pas këtij ekzaminimi nuk duhet të hani për 2 orë.
  • Ekzaminimi radiologjik i traktit të sipërm gastro-intestinal, i cili ekzaminon ezofagun, stomakun dhe pjesën e parë të intestinit të hollë. Para testit pihet sulfat bariumi, një lëng i trashë, i cili vesh përkohësisht stomakun. Pas këtij testi ju mund të hani normalisht ose të vazhdoni aktivitetin tuaj të zakonshëm, por është e nevojshme të pihet më shumë ujë për nxjerrjen e bariumit nga sistemi juaj tretës.
  • Endoskopia me ultrasound ose EUS ndihmon për të determinuar nëse kanceri ka përhapje në muret e stomakut ose në indet e afërta dhe nodujt limfatikë.
  • Tomografia e kompjuterizuar ose skaneri përdoret për të kontrolluar përhapjen e kancerit jashtë stomakut, sidomos në organe si mëlçia dhe mushkëritë.
  • Rezonanca magnetike shikon përhapjen e kancerit pas stomakut
  • Ekzaminimi radiologjik i kraharorit sheh nëse kanceri ka përhapje në mushkëri.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë