Analizat që duhet të bëni kur kaloni të 20-at

Pavarësisht ushqimit të shëndetshëm që konsumoni apo ushtrimeve fizike që mund të kryeni në mënyrë të rregullt, pas moshës 20 vjeç rekomandohet të bëni disa analiza të cilat mund t’ju ndihmojnë të zbuloni si është në të vërtetë shëndeti juaj.

analizaAnalizën e IST: sipas një studimi nga “John Hopkins Medicine”  shpesh gratë kanë sëmundje asiptomatike në organet e tyre gjenitale (gonorrea, myku) të cilat nëse nuk trajtohen në kohë mund të shkaktojnë probleme serioze në shëndet disa vite më vonë.

Analizën për matjen e kolesterolit në gjak: në SHBA sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve. Nëse testoni nivelin e kolesterolit në gjak dhe ndiqni një dietë të rregullt, mund të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Evitimi i alkoolit, duhanit dhe stërvitja e rregullt janë gjithashtu të rëndësishme.

Mamografia: nëse arrini të kapni gjendra në gjoks apo tumoret në fazën e hershme, nëpërmjet trajtimit të duhur mund të shëroheni. “Organizata Amerikane e Kancerit” konfirmon se gratë nën 50 vjeç duhet të kontrollohen rregullisht.

Kontroll i lëkurës: nëse në familjen tuaj ka pasur njerëz të prekur nga kanceri i lëkurës ju duhet të bëni një kontroll tek mjeku pasi të keni mbushur moshën 20 vjeç. Identifikimi i kësaj sëmundjeje që në fillim ndihmon në trajtimin e saj.

Pap Testi: sipas studimeve të fundit, gratë duhet të kryejnë Pap teste çdo 3-5 vjet duke filluar nga mosha 21 vjeç. Ky test ndihmon në zbulimin e rasteve me Papiloma Virurs, që mund të shkaktojë edhe vdekjen nëse nuk kapet në faza të hershme./BBC/Përgatiti:Elena Beta

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale