Elena Beta, gazeta “Shëndet+”
Zyrtarisht, Z.Andi Rabiaj dhe Znj. Klea Zylfi, do të kandidojnë në zgjedhjet e 20 prillit, për të fituar të drejtën e përfaqësimit studentor në senatin Akademik të Universitetit të Mjekesisë, Tiranë. Te dy, janë tashmë prej vitesh pjesë e shoqërisë civile dhe organizatave më në zë, me fokus shëndetësinë, por ajo që bie në sy dhe e bën të veçantë këtë kandidaturë, është kandidimi në partneritet, të cilin të dy të rinjtë e komentojnë si një risi pozitive. Në një intervistë për gazetën “Shëndet+” të dy kandidatët na njohin më shumë mbi partneritetin në këto zgjedhje, çfarë qëndron pas tij, formimin e tyre, risitë që do të sjellin si dhe japin mesazhe të rëndësishme për studentët që do të jenë mbështësit e tyre më të mëdhenj në këto zgjedhje…
Andi dhe Klea, dihet që po kandidoni ndryshe dhe me një risi nga herët e tjera të historikut të zgjedhjeve për përfaqesimin studentor në Senat Akademik në të gjitha Universitet Shteterore dhe Private, ndoshta dhe jashtë kufijeve. Pse një kandidim dyshe? A nuk është kjo një “betejë” për fitimin e kandidaturës më të mirë?
Klea: E para që doja të theksoja është që ne nuk jemi në një betejë, dhe as më pak në ndarjen e studentëve në grupe për pozicionimin e tyre me shokët apo shoqet tona që kandidojnë. Ne kemi një synim të përbashkët që është përmiresimi dhe rritja e cilesisë së Universitetit tonë të Mjekesisë ku më pas do të dalin breza të tërë mjekesh, stomatologësh, infermierësh, farmacista dhe specialistë të shëndetit publik të cilët duhet të kenë mbi të gjitha profesionalizem dhe etikë në punë. Ne jemi duke bërë një fushatë sa etike, profesionale, me këmbë në tokë por dhe duke ndryshuar konceptet së zgjedhje do të thotë luftë ndërmjet studentëve.
Andi: Faktikisht para se të futeshim në fushatë së bashku me mikeshën time, Klean, kemi punuar dhe punojmë sëbashku për një sërë interesash rinore, duke përfshirë dhe shëndetësinë, agjensitë e huaja dhe organizatat e ndryshme ku edhe vetë kemi pozicione. Jam unë që prej 5 vitesh loboj për forcën e femrës në shoqëri duke mbrojturdherritur të drejtat e saj. Fushatën e kemi konceptuar të tillë njëkohësisht një fushatë dinjitoze, etike dhe profesionale, duke respektuar shokët dhe shoqet që janë në kandidim por dhe duke u dhënë të gjithve një mesazh që barazia gjinore duhet në çdo hallkë dhe çdo nivel të shoqerisë. Femra duhet respektuar pavarsisht asaj që do të arrish. Shpresojmë që ky në radhë të parë të jetë një mesazh për të gjitha nivelet organizative dhe vendimarrëse në jetën tonë shoqërore dhe profesionale. Për mua personalisht nuk është betejë. Ne jemi shokë dhe shoqe me të gjithë kolegët dhe ska vend beteja por të gjithë për të përmirësuar situatën.
Ku konsiston programi juaj për studentët dhe çfarë risie ka ai?
Klea: Programi është i ndërtuar bazuar në ligjin e arsimit të lartë dhe rregulloren e UMT-së. Shpesh herë në fushata të tilla për të arritur qëllimin, kandidatët premtojnë një listë me gjera por që në fund kur e mbarojnë, të bëjnë të duket déjàvu dhe të kujtohen politikanët që veç premtojnë nga realja deri te fantazitë më të bukura. Ne kemi analizuar sëbashku me studentët e tjere se çfarë jemi në të aftë dhe kemi mundesi reale për të arritur. Çdo pikë e programit është përkthyer nga shumica dhe ajo çka na lejohet në kuadrin ligjor dhe në kompetencat tona që mund të kemi nëse do të zgjidhemi antaret e senatit akademik.
Andi: Programi ka një nivel të lartë të variacionit e nevojave dhe problemeve të lidhura me jetën akademike dhe studentore, brenda një kuadri të gjërë ligjor dhe rregullues që naofrohen momentalisht. Programi është një mesatare për të gjithë studentët. Në program janë parashikuar si problematikat aktuale të studentëve të UMT-së ,kreditet provimet sekretaritë por dhe kërkimi shkencor për ata që kanë dëshirë të merren me kërkim shkencor, jeta sociale e studentëve dhe ambjentet që lidhen me ata, praktikat mesimore dhe në bashkrendim nga niveli më i lartë Institucional në nivel më të ulët institucional. Në s’mund të bëjmë premtime që nuk i mbajmë dot. Fuqia më e madhe e jona është lobimi (perpjekja ) brenda rregullores së UMT-së për të ndryshuar situatën dhe çdo gjë jashtë kësaj është mashtrim për studentet veç për të marrë votat e për të fituar një pozicion.
Cili është formimi juaj?
Klea: Jam e angazhuar prej vitesh, ndoshta 3 tashmë, me shoqerinë civile dhe organizata që kanë në tematikë shëndetin. Me Andin më ka bashkuar akoma me shumë rrjeti i edukatorëve bashkëmoshatarë ku ai është drejtues. Kam realizuar një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë shqipërisë për lidership, advokaci ,shkrim dhe menaxhim projektesh, etj. Kam fituar shumë eksperiencë dhe mendoj se kjo është një armë pozitive për ti vënë në jetë pranë universitetit tim.
Andi: Unë aktualisht jam Focal Point in Charge për një nga rrjetet më të medha të të rinjve në botë që kërkojnë përmiresimin e gjendjes shëndetësore të tyre në çfarëdo niveli. Jam anëtar bordi në një prej Organizatave më të mëdha në shqipëri dhe më të vjetra që sërisht ka në fokus shëndetin. Kjo më ka ndihmuar të marr një esperiencë përtej kufijeve, një eksperiencë kombëtare dhe ndërkombëtare për sa i përket çështjeve të shëndetit dhe strategjive që lidhen me të.
Mesazhi për studentet që do t’ju mbështesin në këto zgjedhje:
Klea: Pjesmarrja juaj është e rëndësishme. Të votosh do të thotë të kërkosh. E rëndësishme është të bëni zgjdhjen e duhur që më pas të kërkoni të drejtat që ju takojnë.
Andi: E rëndësishme është që më datë 20 prill të tregohet që studentët duan ndryshim, por kjo vjen vetëm duke votuar. Shpresoj që vota e miqve të mi të shkojë për emrat që realisht e meritojnë dhe punojnë për ta.


