Androniki Kolka: Sikur të mundja të shëroja shëndetësinë!

“Më kishin thënë që shtatzënia është momenti më i bukur i jetës. Mrekullia e shkelmit të parë, komunikimi shpirtëror me qenien që rrit përditë është i papërshkrueshëm. Ky moment vetëm jetohet, nuk kam fjalë të bukura që ta përshkruaj sinqerisht”

Androniki KolkaBisedoi: Arlinda Gjypi

Niki (siç e thërrasin) është vërtet e bekuar, pasi ka goxha imunitet. Kështu që tek doktori nuk i duhet të shkojë shpesh. Sot, ndërsa ka hyrë në muajin e tetë të shtatzënisë, thotë se ndihet më optimiste, e quan vajzën që po pret si dhuratën më të bukur që i bëhet dhe beson se është me fat për familjen, por edhe bashkëshortin që ka. Prej mbi një viti atë e shohim çdo mëngjes tek “Neës 24” në emisionin “Vila 24”, ku rrezaton ngrohtësi dhe përdor si armë të sajën buzëqeshjen. Në një intervistë për gazetën “Shëndet+”, Androniki Kolka flet për ditët e saj në televizion, marrëdhëniet me familjen, mënyrën se si po e shijon shtatzëninë dhe shumë gjëra të tjera për veten. Shijoni më poshtë rrëfimin e saj.

Ç’do të thotë për ty “të kesh shëndet”?

Për mua është i rëndësishëm kujdesi që çdo njeri duhet të tregojë me dietën ushqimore. Nëse deri para ca vitesh në tryezat tona mbizotëronin ushqime me bazë mishin, sot besoj ka një tendencë tjetër, orientimi kah zarzavateve, prodhimeve të detit etj… Të kesh shëndet do të thotë kombinimi i një dietë të mirë ushqimore me një aktivitet sistematik fizik. Por kjo nuk ndodh shpesh.

I beson shprehjes “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”?

Shëndeti është një mirëqenie e plotë mendore, fizike dhe psiko-emocionale, dhe jo thjesht mungesa e një sëmundjeje. Një mendje e shëndoshe në trup të shëndetshëm do të thoja unë.

androniki kolka 2Ç’marrëdhënie ke me mjekun?

Jo aq të mira fatkeqësisht. Besoj se edhe unë jam një prej shumicës së popullsisë, e cila i drejtohet mjekut në fazën e avancuar të një sëmundje apo problemi shëndetësor. Akoma nuk e kemi atë kulturën e duhur shëndetësore. Ky është një fenomen shqiptar, sepse kështu e kemi trashëguar.

Për një dhimbje koke do të lexoje në internet, do shkoje te mjeku apo do t’i drejtoheshe mjekësisë popullore?

Jo çdo gjë që thuhet në internet është e saktë ndaj nuk më bind shpjegimi aty. Tek mjeku siç thashë më lart neglizhoj të shkoj, kështu që edhe kur ndodh dhimbja e kokës me një medikament që e përdorin të gjithë e kaloj, ose për të qenë e sinqertë, nuk preferoj të përdor ilaçe, por e kaloj me forma të tjera, p.sh.: dëgjoj muzikë, ecje apo diçka tjetër që më pëlqen dhe më bën të ndihem mirë.

Cila është gjella e preferuar? Të pëlqen të gatuash vetë apo është më mirë kur ta bëjnë gati të tjerët? (sidomos tani me këtë emisionin e mëngjesit je ndier se je bërë më llupëse?)

Nuk kam vetëm një gjellë të preferuar sepse përgjithësisht ha çdo gjë që më bën mirë. Më shumë jam e dhënë pas superave e perimeve jeshile. Mua më pëlqen gatimi, më ka pëlqyer gjithmone sepse kam gatuar që e vogël. Është art më vete, më fal edhe shumë kënaqësi, po edhe llupëse më ka bërë, nuk e mohoj (hahaha). Tani në emisionin “Vila 24”, zonja Vjollca me përvojën dhe pasionin e saj më ka bërë ‘eksperte’ në kuzhinë.

androniki kolka 3Puna-shëndeti-familja… cila ka më shumë rëndësi dhe si arrin t’i menaxhosh të tria? 

Është një trinom shumë i rëndësishëm për mua. Secila ka vendin e vet dhe unë përpiqem t’i kushtoj kohën dhe dashurinë e duhur. Sigurisht që është e vështirë, por herë fiton më shumë njëra herë tjetra, rëndësi ka që të tria qëndrojnë mirë me një menaxhim racional.

Cila është marrëdhënia me anëtarët e familjes?

Oh, jam shuuumë e lidhur me familjen time. E quaj tempullin më të mrekullueshëm, bekimin më të madh nga Zoti. Gjithcka!

Je në muajin e shtatë të shtatzënisë. Si po e përjeton? Ke marrë shumë këshilla nga të tjerët? Cila është këshilla që do t’u jepje ti të tjerëve?

Më kishin thënë që është momenti më i bukur i jetës. Mrekullia e shkelmit të parë, komunikimi shpirtëror me qenien që rrit përditë është i papërshkrueshëm. Ky moment vetëm jetohet, nuk kam fjalë të bukura që ta përshkruaj sinqerisht.

Çfarë ndryshon shtatzënia në jetën e një femre?

I sheh gjërat me sy tjetër. Mua më ka bërë të ëndërroj shumë psh, me ka bërë akoma më të ndjeshme, më të përgjegjshme për veten në raport me kujdesin shëndetësor etj.

E ke ndjerë ndonjëherë nevojën për të hequr dorë nga puna, sepse të ka marrë dhe kohën që ia dedikon të dashurve të tu?

Jo, s’e kam menduar ndonjëherë, sepse siç thashë më parë, mendoj se kam arritur të ruaj balancën e duhur. Për mua, nëse çdo gjëje i kushton pak kohë, asgjë nuk humbet. Përkundrazi njerëzit e afërt, e sidomos njeriu i zemrës, më ka përkrahur në punën që bëj, ka qenë ndihmë e madhe për mua deri tani, sepse ju e dini që televizioni të merr shumë kohë, emisioni do përgatitje. Madje më ndodh që kur bashkëshorti e sheh që unë jam e ngarkuar, më ndihmon me kujdesin ndaj shtëpisë. Jam shumë me fat që e kam.

androniki kolka 1Je njeri pesimist apo optimist? Çfarë të bën optimiste dhe çfarë të bën pesimiste?

Përgjithësisht hyj tek njerëzit pesimistë, por këto kohë ndihem pozitivisht optimiste. Ndoshta nga shtatzënia…

Nëse do të të jepnin vetëm 60 sekonda kohë për të folur për veten, si do ta përshkruaje?

Jam njeri me shumë vullnet për të arritur atë që dëshiroj dhe më pëlqen që çdo gjë ta arrij me forcat e mia. Falë vullnetit dhe punës mund të realizohet çdo gjë. Për mua asgjë nuk është e pamundur. Tek vetja çmoj këmbënguljen më shumë, mendoj se asgjë nuk është e pamundur nëse kemi durim. Mbaruan 60 sekondat (hahaha)

(Intervista e plotë u botua në numrin e 1 korrikut 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin