Anglia: Plani për dozën e tretë të vaksinës anti COVID-19

Qeveria britanike e Boris Johnson po përgatit, siç ishte parashikuar gjerësisht, një plan për administrimin e një doze të tretë të vaksinave kundër COVID-19, që do të rezervoheshin tani për tani, duke filluar nga shtatori, për personat e moshuar, me sëmundje kronike, të cilët janë subjekt në rrezik për infektimet respiratore, sipas medias, edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar.

Sipas “Daily Telegraph”, zëvendësministri përgjegjës për fushatën e vaksinimit, Nadhim Zahawi krijoi një grup pune me deputetë për këtë çështje. Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë konfirmoi sot se ekzekutivi aktualisht është duke u përgatitur për një plan vaksinimi të mëtejshëm dhe se konsulentët mjekësorë shkencorë të Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (Jcvi) tashmë kanë hartuar një rekomandim të parë të përkohshëm mbi kategoritë prioritare.

Ai shtoi se detajet e një vendimi përfundimtar do të bëhen publike në kohën e duhur.

 

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë