Anketa: Gjysma e shqiptarëve, mbipeshë

Dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obezitetit. Kjo situatë bëhet shkak, ndër të tjera, ndaj ekspozimit kundrejt sëmundjeve vdekjeprurëse.

Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe INSTAT gjeti se në 2018 rreth 45% e femrave dhe 53% e meshkujve në moshën 15-49 vjeç ishin mbipeshë ose obezë.

Gjysma e femrave të moshës 15-49 vjeç kanë peshë normale, 4% janë të dobëta dhe 45% janë mbipeshë ose obezë, siç publikon Monitor.

Përqindja e femrave të moshës 15-49 vjeç nën peshë është rritur lehtë nga 3% në 2008 në 4% më 2018. Në të njëjtën periudhë, përqindja e femrave mbipeshë nga 39% më 2008 u rrit në 45% më 2018.

Përqindja e femrave mbipeshë ose obeze rritet ndjeshëm me moshën, nga 14% te femrat e moshës 15-19 vjeç në 75% te femrat e moshës 40-49 vjeç.

Përqindja e femrave që janë mbipeshë ose obeze zvogëlohet me rritjen e nivelit të arsimit, nga 49% në femrat me arsim fillor dhe 4-vjeçar në më pak se 35% në mesin e atyre me universitet.

Ndërsa ndërmjet meshkujve 15-49 vjeç, 39% kanë peshë normale, 2% janë nën peshë dhe gati 60% janë mbipeshë ose obezë.

Përqindja e meshkujve në moshën 15-49 vjeç nën peshë, u rrit lehtë nga 1% në 2008 në 2% në 2018. Përqindja e meshkujve mbipeshë ose obezë mbeti e pandryshuar në 53%.

Ashtu si edhe tek gratë, përqindja e meshkujve që janë mbipeshë ose obezë rritet ndjeshëm me moshën, nga 14% që është obeziteti në moshën 15-19 vjeç, shkon në 76% në meshkujt e moshës 40-49 vjeç.

Përqindjet e meshkujve me peshë normale janë më të larta në zonat rurale (48%) sesa në zonat urbane (43%).

Përqindja e meshkujve mbipeshë dhe obezë është më e ulët në nivelin e ulët arsimor dhe më e lartë në nivelet më të avancuara të arsimit.

Afërsisht 60% e meshkujve me universitet dhe në kuintilin e lartë të pasurisë janë mbipeshë ose obezë./Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni