Ankohen banorët: Kemi qendër shëndetësore, por jo mjekë

Denisa Canameti

Në Qendrën Shëndetësore të fshatit Grabian të Lushnjës mungojnë mjekët. Ky është denoncimi më i fundit që vjen nga banorët e atij fshati. Këta të fundit shprehen shumë të shqetësuar pasi mungesa e mjekut të familjes për ta sjellë shumë problematika. E Mjeke (1)meqë sistemi i referimit detyron pacientët të kalojnë fillimisht nga mjeku i familjes, kjo bën që ata të përballen me burokraci e probleme edhe nëpër spitale.

I kontaktuar nga gazeta “Shëndet+”, drejtori i Shëndetit Publik të Lushnjës, Pjerin Vogli, na sqaron se aktualisht ajo qendër shëndetësore po mbulohet nga një mjek i jashtëm, i cili vjen 2 herë në javë. Ai pranon se ka mungesë mjekësh për ta mbuluar atë qendër, megjithatë shumë shpejt do merren masat e duhura për të zgjidhur problemin.

Qendrat shëndetësore nëpër rrethe, por jo vetëm, jo rrallë gjenden në kushte jo të përshtatshme për të pritur pacientë. Kjo për arsye të ndryshme që nisin që nga mungesa e pajisjeve mjekësore e deri tek mungesa e mjekëve, siç është rasti i këtij fshati. Kjo e fundit sigurisht që është krijon një problematikë shumë të rëndë për komunitetin që ajo qendër mbulon. Për më tepër që qendrat shëndetësore gjatë kësaj periudhe po punojnë për check-upin. Janë pacientët ata që reagojnë përballë këtyre mungesave, duke iu drejtuar medias si mënyra më e mirë dhe më pak e lodhshme e zgjidhjes së problemeve.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik