Anomalitë e lindura tek fëmijët, shkaqet dhe faktorët e rrezikut

Anomalitë kongenitale janë të njohura edhe si defektetë lindura, çrregullime të lindura ose keqformime kongenitale. Anomalitë kongenitale mund të përkufizohet si anomali strukturore ose funksionale (p.sh. çrregullime metabolike) që ndodhin gjatë jetës intrauterine dhe që mund të identifikohenparalindjes, në lindje ose më vonë në jetë.

Anomalitë kongenitale prekin shëndetin e fëmijëve dhe janë shkaqe të rëndësishme të vdekjes, sëmundjeve kronike dhe paaftësisësë shkallëve të ndryshme të fëmijëve në shumë vende.

Edhe pse aktualisht rreth 50% e të gjitha anomalive kongjenitale nuk mund të lidhen me një arsye të veçantë, ka disa shkaqe të njohura apo faktorë rreziku.

Faktorët socio-ekonomikë dhe demografikë

Edhe pse të ardhurat e ulëta mund të jetë një përcaktues i tërthortë, anomalitë kongenitale janë më të shpeshta në mesin e familjeve dhe vendeve me burime të kufizuara. Është vlerësuar se rreth 94% e anomalive kongenitale të rënda ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku gratë shpesh nuk kanë qasje në ushqim të mjaftueshëm, mund të kenë rritje të ekspozimit ndaj agjentëve apo faktorëve të tillë si infeksionet dhe alkoolit që nxisin apo rrisin incidencën e zhvillimit të anomalive paralindjes. Për më tepër, mosha e avancuar e nënave rrit rrezikun e anomalive kromozomike,duke përfshirë sindromën Down, ndërkohë që mosha e ree nënës rrit rrezikun e disa anomalive të tjera kongenitale.

Faktorët gjenetikë

Lidhja e gjakut (kur dy prindërit kanë lidhje gjaku) rrit prevalencën e anomalive të rralla kongenitale dhe gati dyfishon rrezikun për vdekje tëfëmijëve, për paaftësi intelektuale dhe anomali të tjera në rrethin e kushërinjëve tëparë. Disa komunitete të caktuara etnike kanë një prevalencë relativisht të lartë të mutacioneve të rralla gjenetike, tëcilat çojnënë një rrezik më të lartë për anomali kongenitale.

Infeksionet

Infeksionet e nënës si sifilizi dhe rubeola janë një shkak i rëndësishëm i anomalive kongenitale në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

Ushqyerja e  nënës

Mungesa e jodit, pamjaftueshmëria nëfolate, obeziteti dhe diabeti janë të lidhura me disa anomali të lindura. Për shembull, pamjaftueshmëria nëfolate rrit rrezikun e të paturit një fëmijë me një defekt të tubit neural. Gjithashtu, marrja e tepruar e vitaminës A mund të ndikojë zhvillimin normal të një embrioni ose fetusi.

Faktorët e mjedisit

Ekspozimi i nënës ndaj disa pesticideve dhe kimikateve, ashtu si edhe ndaj disa medikamenteve të caktuara, ndaj alkoolit, duhanit, drogave psikoaktive dhe rrezatimit gjatë periudhës sështatzënisë, mund të rrisë rrezikun e të paturit një fëmijëtë prekur nga anomalitë kongenitale. Puna apo jetesaafër grumbullimit të mbeturinave apo shkrirjes së minieraleve, mund të jetë gjithashtu një faktor rreziku, veçanërisht në qoftë se nëna është e ekspozuar ndaj faktorëve të tjerë të rrezikut mjedisor apo mangësive ushqyese./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave