Anoreksia, çrregullim psikik me pasoja për shëndetin

anoreksia1

Probleme me familjen, shkollën apo shoqërinë mund të bëhen shkaku për anoreksinë apo buliminë. Këto janë çrregullime të ngrënies dhe shfaqen kryesisht në moshë të hershme, pikërisht atëherë kur krijohet edhe imazhi për veten.
“Fjala anoreksi është mungesë oreksi. Në fakt nuk është e vërtet, sepse nuk kemi të bëjmë me mungesë oreksi, por me dëshirë për të mos ngrënë, për të ndaluar apo parandaluar shtimin në peshë. Bulimia është ngrënie e bollshme e sasive të mëdha të ushqimit, e cila pasohet me spastrim të organizmit nëpërmjet të vjellave, etj.”.
Në 90% të rasteve, që kanë këto çrregullime, vajzat dhe gratë idealizojnë figurën e trupit të tyre.
“Proporcioni që ze imazhi dhe përmasa trupore tek anorektiket, është shumë më i madh se sa të gjithë elementët e tjerë, që kanë të bëjnë me aftësitë e tjera personale, sociale dhe intelektuale”.
Shpesh, për shkak të mos ushqyerjes, e kanë të vështirë edhe të kryejnë funksionet e përditshme.
“Ka persona që përfundojnë vetëm me një kokërr limoni në ditë, me një tas kosi në ditë. Vetëm këtu prindi fillon e ndërgjegjësohet”.
Prindërit nuk e pranojnë dot lehtë se fëmija e tyre ka një çrregullim mendor. Për shkak të deformimit trupor, edhe pse vonë, përgjithësisht ky është momenti që i drejtohen specialistit.
“Paraqiten këtu, kur konfliktualiteti është në maksimum, dhe sigurisht kur pesha trupore ka arritur poshte kufirit minimal të mbajtjes së peshës normale trupore”
Jo në pak raste, kjo gjë shoqërohet edhe me vetëdëmtim. Kryesisht në pjesët e parakrahut. Anoreksia është çrregullim psikik, që sjell – përveç shumë problemeve shëndetësore, – deri në humbjen e jetës, shifër e cila arrin deri në 5%. Ndërsa ndër 100 mijë anoreksike, 12 vetëvriten.
Kjo, shpesh për të pasur trupin e modeleve, që nuk i ngjajnë as vetes!
 

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa