Antibiotikët kërcënojnë ekonominë, Mjekët: Ulin me 3 % GDP

Shqipëria është ndër vendet e paralajmëruara nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e lartë të antibiotikëve dhe rreziku që kanos të gjithë botën nga rezistenca mikrobiale.

Por përveç përshkrimit pa kriter të antibiotikeve në receta, mjekët thonë se përdoret masivisht në fermat blegtorale. “Ne antibiotikun e marrim edhe nga ushqimet. Nga depistimet që kemi bërë në pacientë që nuk kanë përdorur antibiotikë kanë rezultuar me rezistencë”, shprehet Prof. Dr. Perlat Kapisyzi.

Antibiotiket e përdorur pa kriter rrezikojnë edhe ekonominë dhe rrisin edhe varfërinë. Për vendet si Shqipëria kostot janë bërë të larta.
“Rezistenca mikrobiale ul GDP-në në 1% në vendet e zhvilluara dhe në 3% në vende si Shqipëria. Rrit shpenzimet nga 300 bilionë deri në 1 trilion në 2050 , rrit varfërinë me 28 milionë njerëz”, shton Kapisyzi.

Është ngritur tanimë Komiteti Ndërteknik me përfshirjen e Ministrisë se Shëndetësisë, Bujqësisë, Arsimit dhe Financave për planin e veprimit që do të zhvillohet ndaj rezistencës mikrobiale duke nisur nga viti 2018./Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni