Antibiotikët më të mirë natyralë që nuk kërkojnë recetë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Mungesa e zhvillimit për një kohë të gjatë të antibiotikëve të rinj dhe rritja e rezistencës së baktereve kundër ilaçeve ka alarmuar komunitetin shkencor. Para pak muajsh u zbulua një super-bakter rezistent ndaj të gjithë antibiotikëve aktualë.

Përdorimi pa kriter i antibiotikëve ka bërë që bakteret të fitojnë rezistencë ndaj tyre. Vetëm në Amerikë, mbi 2 milionë njerëz infektohen çdo vit me bakterin rezistent ndaj antibiotikëve dhe gati 23 mijë njerëz vdesin çdo vit për shkak të këtyre infeksioneve.

Shqipëria mbetet ndër vendet me përdorim të lartë të antibiotikëve, ndërkohë që në botë bëhet apel për të shmangur sa më shumë përdorimin e tyre, që të luftojnë kështu rezistencën e baktereve ndaj antibiotikëve.

Në vend që të përdorni antibiotikë edhe për sëmundje shumë të lehta, si gripi, ftohja, dhimbja e veshit etj,  përdorni “antibiotikët natyral”, që na i ka falur nëna Natyrë.

Këto janë antibiotikët më të mirë natyral që mund të përdoren pa recetë:

Mjalti

mjalte

Mjalti është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave të larta ushqyese që mbart. Ai është i pasur me aminoacide, vitaminën B, minerale, enzima, antioksidues dhe përbërës antibakterial, që e bëjnë mbështetësin ideal të imunitetit.

Për shekuj me radhë mjalti është përdorur si një ilaç për trajtimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve, duke filluar nga ftohja, gripi, kolla tek fëmijët, deri në trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve të lëkurës. Thuhet se mjalti mund të luftojë më shumë se 250 lloje të ndryshme bakteresh.

Vaji i kokosit

vaji-i-kokosit

Vaji i kokosit ka filluar të përdoret gjerësisht këto kohët e fundit. Ai është një ndër vajrat më të shëndetshëm që na ofron natyra.

Vaji i kokosit ka veti antibakteriale, anti-fungale dhe anti-virale, falë përmbajtjes së lartë të disa acideve yndyrore, si acidi laurik, acidi kaprik, dhe acidi kaprilik.

Ai është i mirë gjithashtu për trajtimin e infeksioneve të ndryshme në lëkurë.

Hudhra

hudher

Një nga antibiotikët më të mirë natyral është hudhra. Ky përbërës natyral mund të përdoret:

  • Për të luftuar radikalet e lira, falë substancave qetësuese të sulfurit.
  • Hudhra ka gjithashtu veti anti-bakteriale, anti-fungale dhe anti-virale.
  • Hudhra vret krimbat e zorrëve dhe parazitët.
  • Ajo është ideale për trajtimin e plagëve tek gishtat e këmbëve dhe thonjtë.
  • Parandalon infeksionet e zorrëve.

Ekinacea (echinacea spp.)

ekinacea

Është përdorur që në kohët e lashta për të trajtuar pickimet e gjarprit, ethet dhe plagët e vjetra.

Kjo bimë njihet për efektet e saj antibakteriale, antivirale dhe antimykotike, që e bëjnë atë të duhurën për trajtimin e ftohjes, gripit, plagëve etj. Ajo është përdorur edhe për trajtimin e HIV (AIDS).

Në përgjithësi përdoret rrënja e saj si pluhur apo si tinkturë për të gjitha llojet e infeksioneve dhe pezmatimeve. Në veçanti përdoret për të trajtuar infeksionet urinare, ftohjen, gripin, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes etj./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani