Antibiotikët janë përdorur për të vrarë bakteret brenda organizmit tuaj si dhe për të rritur imunitetin.
Ja disa nga antibiotikët natyrorë që përdoren në mbarë botën:
Hudhra: hudhra ka përdorim të gjërë, përtej kuzhinës. Ajo lufton sëmundjet e zemrës, ftohjen, rrit sistemin tuaj imunitar dhe ka veti antibakteriale. Sipas hulumtimeve, hudhra kontribuon në shëndetin e zemrës.
Përdorimi- Mënyra më popullore për të përdorur hudhrën është duke e përzier me ushqime të tjera. Rekomandohet të konsumohet e papërpunuar ose në formë pluhuri. Ka edhe vaj hudhre, ekstrakte dhe tableta.
Masat paraprake-Njerëzit që përdorin shumë hudhër mund të përjetojnë një ndjesi djegie në gojë ose stomak, urth, nauze, vjellje, erë trupi dhe diarre. Gjithashtu hudhra mund të zgjasë gjakderdhjen. Ndalohet rreptësisht konsumimi i hudhrës të paktën dy javë para një operacioni .
Xhenxhefil: është një element i zakonshëm në botën e kuzhinës, gjithashtu është i pranishëm në mjekësi. Është konsideruar si një mënyrë efektive për të shmangur përzierjet gjatë shtatzënisë. Mund të përdoret si anti-inflamator, gjithashtu ul kolesterolin në gjak.
Përdorimi – Xhenxhefili përdoret si erëz në kuzhinë. Ju gjithashtu mund të gjeni ekstrakte xhenxhefil, kapsula dhe vajra. Një metodë popullore është pirja e çajit të nxehtë xhenxhefil për lehtësimin e dhimbjeve.
Masat paraprake: Gratë shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun përpara se të marrin një sasi të caktuar xhenxhefili. Xhenxhefil nuk duhet t’u jepet fëmijëve nën moshën 2 vjeç. Nuk rekomandohet të përdoret nëse keni gjakderdhje, prandaj, bisedoni me mjekun para se të filloni ta përdorni./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


