Përshtati në shqip: Blertina Koka
Shkencëtarët amerikanë kanë përmirësuar një antibiotik të rëndësishëm në përpjekje për të zhdukur një nga super-bakteret më të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Versioni i ri i antibiotikut ‘vancomycin’ është projektuar për të qenë 1000 herë më i fuqishëm se ilaçet e mëparshme. Ky antibiotik i lufton bakteret në tri mënyra të ndryshme, duke shmangur rezistencën e tyre.
Ekipi i Institutit Kërkimor Scripps shpreson që ilaçi të jetë gati për përdorim brenda 5 vitesh, nëse kalon edhe testet e tjera.
Ekspertët kanë paralajmëruar vazhdimisht se rrezikojmë të rikthehemi në epokën kur nuk ekzistonin antibiotikët. Një infeksion i vështirë për t’u trajtuar, që ka shqetësuar mjekët është bakteri ‘enterococci’ rezistent ndaj ilaçit ‘vancomycin’.
Ky bater mund të shkaktojë infeksione të rrezikshme në plagë dhe qarkullimin e gjakut, dhe është konsideruar nga OBSH si një nga bakteret rezistente ndaj ilaçeve më të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.
Disa antibiotikë funksionojnë akoma kundër VRE-së, ndërsa ilaçi 60-vjeçar ‘vancomycin’ është aktualisht i pafuqishëm kundrejt tij.
Burimi: BBC / Shendeti.com.al


