Moti i keq, spitalet anulojnë operacionet, pranohen vetëm urgjencat

Denisa Canameti / gazeta Shëndet+ dhe Shendeti Online

Si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta, ministria e Shëndetësisë ka dhënë vendimin që të anulohen operacionet e planifikuara dhe të bëhen vetëm ato urgjente. Ky vendim u bë dje i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

 “Spitalet gjatë këtyre ditëve do të anulojnë operacionet e planifikuara, pra do të bëhen vetëm rastet urgjente. Janë çuar medikamentet në 16 qendra shëndetësore të zonave malore që bllokohen nga bora. Kemi nxjerr në TV kronika informative për gripin”, deklaroi ministri Beqaj ditën e djeshme gjatë takimit të organizuar nga zyra operacionale.

Burime pranë 3 spitaleve kryesore në kryeqytet konfirmojnë për gazetën Shëndet+ se në spitalin e QSUT-së puna po vijon normalisht dhe nuk janë anuluar operacionet, tek Spitali i Traumës ka dy ditë që po bëhen vetëm rastet urgjente, po ashtu edhe tek Sanatoriumi janë shtyrë operacionet e planifikuara.

E njëjta situatë paraqitet edhe në rrethe, ku janë shtyrë të gjitha operacionet e planifikuara derisa të fillojnë të rriten pak temperaturat.

Mjeku Myftar Torba, kirurg i përgjithshëm në Spitalin Universitar të Traumës, shpjegon për gazetën “Shëndet+” se ka një kufizim të operacioneve të planifikuara për t’u krijuar hapësirë urgjencave që mund të vijnë këto ditë si pasojë e motit të keq, aksidenteve rrugore nga bora dhe ngricat, urgjencave që mund të vijnë nga rrethet, etj./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni