“Anuloni projektligjin!”, studentët e mjekësisë paralajmërojnë: Bojkot të vitit akademik! Ministrja Kushi të dorëhiqet!

Studentët e mjekësisë, që po zhvillojnë një protestë para Parlamentit, kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Evis Kushi, pas deklaratës së kësaj të fundit se ligji për punën e detyrueshme, do të miratohet dhe për këtë ata nuk do të pyeten.

Një prej zërave të protestës, paralajmëroi po ashtu bojkot të vitit akademik nëse qeveria nuk tërhiqet nga ky projektligj.

“Kemi nja një muaj që protestojmë, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi sot. Jua kemi thënë dhe në komision, edhe në intervista, edhe në protesta, edhe në statuse, edhe në forumin e mjekëve që ne do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese çështjen. Jua kemi thënë dhe këtë tjetrën, po ato firma, ku të dorëzohet që këta studentë do të bojkotojnë vitin akademik. Anuloni ligjin, zero kompromis!Ne parlamentin kryesor e kemi këtu! (Për studentët e mjekësisë). Parlamenti i Shqipërisë është gjobëvënie.”, tha një prej studenteve që proteston.

 

Burimi: balkanweb

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni