Aplikacioni që parashikon vdekjen

Blertina Koka

Një aplikacion për iPhone përdor inteligjencën arttificiale për të parashikuar vdekjen.

Shkencëtarët rusë kanë zhvilluar një aplikacion që përdor të dhënat nga aktiviteti fizik i përdoruesit të telefonit ose orës inteligjente për të llogaritur  jetëgjatësinë – parashikimet nuk janë të mira nëse jeni dembelë.

Aplikacioni është quajtur Gero. Gjithçka që ju duhet është një iPhone ose orë inteligjente të Apple për të matur hapat. Aplikacioni më pas përdor të dhënat shëndetësore zyrtare për të përcaktuar mesataren e jetëgjatësisë së një personi, që ndryshon në varësi të aktivitetit fizik dhe mënyrës së jetesës së atij personi.

Të dhënat e fundit të përditësuara të aplikacionit mund t’i përdorni gjithashtu për të krahasuar jetëgjatësinë tuaj me atë të miqve.

Shkencëtarët kanë përdorur të dhëna klinike të më shumë se 100 mijë njerëzve dhe kanë aplikuar inteligjencën artificiale për të parashikuar jetëgjatësinë e përdoruesve. Të dhënat janë marrë nga një anketë shëndetësore e viteve 2003-2006 në SHBA dhe janë përdorur për të krijuar algoritmin e vdekjes. Ky algoritëm është aplikuar pastaj tek të dhënat javore të aktivitetit të përdoruesve.

Sigurisht, është e pamundur që një aplikacion të parashikojë me saktësi vdekjen. Njerëzit mund të pësojnë aksidente ose të preken nga sëmundje të ndryshme për shkak të gjenetikës. Aplikacioni gjithashtu bazohet tek të dhënat 10-vjeçare të amerikanëve, që nuk do të thotë se medoemos përshtaten me mënyrën e jetesës në Shqipëri.

Megjithatë, ky aplikacion është një mënyrë e mire për të theksuar rëndësinë e aktivitetit fizik dhe mënyrën e shëndetshme të jetesës për të jetuar më gjatë dhe pasur një jetë të lumtur.

Aktualisht aplikacioni ka versionin Beta vetëm për iPhone, ndërkohë që është në vijim testimi.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?