Kryefaqja Aktualitet “Apokalipsi i antibiotikëve”, doktorët ngrenë alarmin për rezistencën ndaj ilaçeve

“Apokalipsi i antibiotikëve”, doktorët ngrenë alarmin për rezistencën ndaj ilaçeve

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Gjatë një takimi të fundit nga Shoqata Amerikane e Mikrobiologjisë, shkencëtarët raportuan se kanë zbuluar një fakt shumë shqetësues – bakteri që përmban një gjen i njohur si mcr – që ka fituar rezistencë ndaj antibiotikut kolistin – është përhapur frikshëm që pas zbulimit 18 muaj më parë. Në një zonë të Kinës është zbuluar se 25% e pacientëve të një spitali e kanë këtë gjen.

Kolistin njihej si “antibiotiku i shpresës së fundit”. Në shumë vende të botës shkencëtarët kishin filluar përdorimin e tij duke qenë se nuk po funksiononin më agjentët e tjerë antimikrobial tek shumë pacientë. Por, tashmë ka filluar të përhapet rezistenca ndaj përdorimit të këtij antibiotiku në të gjithë botën.

“Bota po përballet nga një apokalips i antibiotikëve”, thotë shefja mjekësore ekzekutive e Anglisë, Sally Davies. Nëse nuk ndërmerret ndonjë veprim për të ndaluar praktikat që lejojnë përhapjen e rezistencës antimikrobiale dhe mënyrave për të zhvilluar lloje të reja të antibiotikëve, mund të rikthehemi në ditët kur operacione rutinë, plagë ose infeksione të thjeshta mund të përbëjnë rrezik për jetën, paralajmëron ajo.

Ky fakt shqetësues do të jetë edhe fokusi i konferencës më të madhe ndërkombëtare, që do të mbahet këtë javë në Berlin. E organizuar nga qeveria britanike, Kombet e Bashkuara dhe dosa qeveri të tjera kombëtare, konferenca do të ndiqet nga shkencëtarë, zyrtarë të shëndetësisë dhe politikanë të ndryshëm.

Qëllimi i kësaj konference është të diskutohen për masat që mund të ndërmerren për të ndaluar përhapjen e rezistencës ndaj ilaçeve. Aktualsiht rreth 700 mijë njerëz vdesin çdo ditë nga rezistenca e infeksioneve ndaj ilaçeve, bëjnë të ditur organizuesit e konferencës. Kjo shifër mund të shkojë në 10 milionë në vit deri në vitin 2050.

Rreziku, thonë shkencëtarët, është më i madhi që njerëzimi është përballuar këto vitet e fundit. Në botën e rezistencës ndaj ilaçeve, shumë aspekte të mjekësisë moderne do të bëhen thjesht të pamundur.

Burimi: The Guardian / Shendeti.com.al

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here