Aprovohet përdorimi i marijuanës për qëllime shkencore dhe mjekësore!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shendeti Online: Fize Smailaj

kanabisSenati meksikan ka aprovuar përdorimin  e kanabisit për qëllime mjekësore, kjo pasi ligji ka marrë shumicën e votive  të senatorëve.  Miratimi i këtij ligji erdhi pas një debati kombëtar mbi të dhe 98 senatorët votuan pro ligjit të propozuar nga presidenti Enrique Pena-Nieto , i cili lejon prodhimin e marijuanës për qëllime mjekësore dhe shkencore. Vetëm 7 ishin senatorët të cilët votuan kundër tij. Kjo paketë duhet të miratohet edhe nga dhoma e ulët e senatit në mënyrë që të bëhet ligj. Theksohet se Meksika është një nga vendet me numrin më të madh të karteleve të drogës.

Paketa e miratuar lejon përdorimin e produkteve që përmbajnë elementin e tetrahidrokanabinolit (THC). Ajo e bën të ligjshme blerjen, shitjen, importin apo eksportin e lëndëve me përmbajtje 1 % apo më pak të THC. Lisa Sanchez, drejtore e departamentit të lëndëve narkotike në policinë e Meksikos tha se ky është vetëm hapi i parë i një rruge shumë të gjatë.

Kultivimi i marijuanës ndalohet rreptësisht në Meksiko, por vitin e shkuar gjykata e lartë i dha 4 personave të drejtën e kultivimit të saj për përdorim personal, duke bërë një hap drejt legalizimit të saj.

Burimi/ Independent

 

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak