Aprovohet udhëzimi për futjen e testeve të shpejta për Covid-19

Shefja e epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve se sot u aprovua udhëzimi për futjen e testeve të shpejta për Covid-19. Me testet e reja për 40 minuta maksimumi e ke përgjigjen në dorë.

“Sot u aprovua udhëzimi për futjen e testeve të shpejta. Futja e tyre ul kohën e pritjes së qytetarëve, se maksimumi i kryerjes së tyre shkon deri në 40 minuta. Do kryhet pranë qendrave shëndetësore, spitalet rajonale, janë 100% specifike, se tregon nëse del pozitiv është pozitiv. Por ka dhe ndjeshmëri më të ulët, ku mund të kemi falsë negativ. Nëse kemi test negativ, por kemi shenja klinike, duhet të konfirmohet përmes PCR. Ose nëse është asimptomaitik, por ka kontakte me persona pozitivë, duhet konfirmuar sërish me PCR.”– tha Bino

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim