Kryefaqja Box 3 Arben Ivanaj: Të gjithë ndotësit e ajrit, potencialisht të mundshëm për të...

Arben Ivanaj: Të gjithë ndotësit e ajrit, potencialisht të mundshëm për të dhënë sëmundje malinje

0
Shpërndaje

Parimisht të gjitha llojet e ndotësve të ajrit janë potencialisht të mundshëm që të japin sëmundje. Janë disa ndotës që japin më shumë sëmundje të mushkërive, sëmundje beninje të mushkërive, disa ndotës japin më shumë sëmundje beninje të lëkurës, por potencialisht të gjithë llojet e ndotësve janë potencialisht të mundshëm me dhënë sëmundje malinje. Ndër këta edhe sëmundjet e gjakut.

Sa më i ndotur të jetë ajri, potencialisht ka më shumë prirje/ mundësi që të shkaktojë një smëundje malinje. Sepse kemi konfirmuar që sëmundjet malinje lindin jo si pasojë e shkakut të brendshëm (pra gjenetik), por ky dëmtim vjen si pasojë e diçkaje që vjen nga jashtë. Kush është ky faktor që vjen nga jashtë që e favorzion? Për momentin lista e këtyre faktorëve është shumë e gjatë. Por është e konfirmuar që të gjithë llojet e ndotësve të ambientit, veçanërisht kimikë, sigurisht të gjitha produktet radioaktive, janë potencialisht shkaktar të kancerit.

Nga qytetet më të mëdha ka më shumë pacientë. Tirana ka më shumë, meqë ka numrin  më të madh të popullatës./ https://shendeti.com.al/ 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here