Aritmia, kur ndodh dhe llojet e saj

Aritmia është një çrregullim i ritmit të rrahjeve të zemrës. Gjatë aritmisë, zemra mund të rrahë shumë shpejt, shumë ngadalë ose me një ritëm të çrregullt. Kardiologia Daniela Teferiçi, teksa shpjegon për lexuesit e ekg zemragazetës “Shëndet+” gjithçka që lidhet me aritminë, thekson edhe faktin se është e rëndësishme që në fillim të gjendet shkaku i saj dhe kurimi të fillojë që aty. 

Doktoreshë, çfarë është aritmia dhe çfarë e shkakton?

Aritmia, nga vetë emri, është një ritëm i çrregullt i zemrës. Ka shumë shkaqe, por më kryesore do të përmendim sëmundjet e lindura apo të fituara të zemrës. Gjithashtu shkaqe të tjera të rëndësishme janë: hipertiroza, përdorimi i tepruar i alkoolit dhe i duhanit, si dhe stresi emocional.

Pse ndodh aritmia?

Ndodh kur impulsi nuk lind në mënyrë korrekte tek nyja sinoatriale, por lind në një vatër tjetër, jashtë vatrës normale. Atëherë kemi formimin e aritmive atriale, pra që e marrin zanafillën tek atriumi.

Si lind, si gjeneron impulsi dhe si përçohet?

Zemra, përveç muskulit të zemrës, përbëhet nga disa fije shumë të specializuara të cilat prodhojnë impulsin elektrik dhe tejçojnë impulsin elektrik.

zemra arteriosklerozaKush futet në këtë sistem?

Është nyja sinoatriale, e cila është dhe prodhuesi kryesor nga lind impulsi normal. Impulsi i gjeneruar nga nyja sinoatriale (një grup qelizash nervore që janë përgjegjëse për prodhimin e potencialit elektrik në zemër) përhapet në të dy atriumet si valë depolarizimi (vala P). Stimuli përçohet pastaj tek nyja atrio-ventrikulare ku ndalet për 1/10 e sekondit (intervali P-Q). Më pas impulsi kalon në dy degëzimet e tufës së Hisit, të majtën dhe të djathën duke shkaktuar depolarizimin e barkusheve (ventrikujve).

Çfarë është takikardia, po brakikardia?

Takikardia është shtimi i rrahjeve të zemrës mbi normën e zakonshme, mbi  100 rrahje në minutë. Brakikardia është rrallimi i rrahjeve të zemrës nën normën e zakonshme, nen 60 rrahje në minutë. Si gjate takikardise ashtu dhe gjate bradikardise, ritmi i zemres eshte i rregullt. Vlerat normale janë midis 60 dhe 100 rrahje/minute. Nyja sinoatriale ka automaticitet dhe ritmicitet. Automaticitet do të thotë që ajo e prodhon vetë impulsin dhe ritmicitet do të thotë që ky impuls prodhohet dhe tejçohet në një moment të caktuar ritmik.

Cilët janë faktorët e jashtëm që ndikojnë në aritmi?

Përveç sëmundjeve të mirëfillta të zemrës, janë edhe faktorë të jashtëm që kanë një ndikim në aritmi. Ndër këta përmendim stresin, pra faktorët emotivë, përdorimin e rregullt të alkoolit, përdorimin e rregullt të duhanit. Gjithashtu, hipertiroza duhet parë gjithmonë, sepse është shkak për një prej aritmive më të shpeshta.

zemer 1Cilat janë llojet e aritmive?

Rrahjet premature (forma më e shpeshtë e aritmive, janë të padëmshme, zakonisht pa simptoma).

Aritmitë supraventrikulare (janë takikarditë që fillojnë në atrium ose në nyjën AV. Këtu përfshihen fibrilacioni atrial, takikardia paroksizmale supraventrikulare dhe sindroma Wolff-Parkinson-White).

Aritmitë ventrikulare (fillojnë në ventrikul, mund të jenë shumë të rrezikshme dhe kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor. Përfshihen takikardia ventrikulare dhe fibrilacioni ventrikular)

Bradiaritmitë (kur rrahja e zemrës është më e ngadaltë se normalisht dhe e crregullt).

Si mund ta dallojmë nëse rrahjet e shpeshta janë sëmundje apo vijnë prej gjendjes emocionale?

Dallimi bëhet nëpërmjet ekzaminimeve te ndryshme ku me kryesoren mund te permendim  ekon e zemrës. Kështu përjashtojmë sëmundjen organike të zemrës. Nëse shohim se zemra është normale, e shëndoshë, kemi të bëjmë me aritmi që ndodhin në një sfond normal kardiak dhe duhet të kërkojmë shkaqet.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll