Arlinda Dudaj: Kur puna është edhe dashuri

“Shëndet do të thotë që të jesh në gjendje të mirë mendore dhe shëndetësore. Pra, të kesh mundësi që të bësh të gjitha gjërat që dëshiron”

Esido Barkaj

Energjike dhe sportive. Janë këto dy fjalët që mund ta përshkruajnë fare mirë Arlinda Dudajn në momentin që e sheh. Mund të ulesh përballë saj dhe ta ndiesh veten tepër rehat, thua se je me dikë me të cilën ke qenë shoqe gjatë gjithë kohës. Me plot gojë mund të thuash se është shembulli i një femre në karrierë që arrin të ruajë raportin mes punës (e cila ka dhe dashuri brenda), shëndetit dhe familjes. Jo shumë e arlinda dudaj1apasionuar pas mjekut, por që i jep tepër rëndësi dentistit, sepse, sipas saj, “njerëzit me dhëmbë të bukur janë më tërheqës”. Ndaj edhe Arlinda nuk ngurron të japë buzëqeshje pa fund.

Në një intervistë për gazetën “Shëndet+”, ajo shprehet se është kundër ilaçeve dhe i beson mjekimeve popullore, por gjithsesi i këshillon të gjithë që të bëjnë vizita të rregullta shëndetësore, tashmë që mjekësia ka përparuar dhe sëmundje shumë të rënda mund të kapen në kohë.

Ç’nënkupton për ju fjala “shëndet”?

Për mua fjala shëndet do të thotë që të jesh në gjendje të mirë mendore dhe shëndetësore. Pra, të kesh mundësi që të bësh të gjitha gjërat që dëshiron të bësh, si: të shkosh në punë, një ecje nga liqeni apo dhe të darkosh me miqtë e tu më të mirë pas një ditë të lodhshme pune. Domethënë “shëndet” do të thotë që një person të jetë mirë për të bërë jetën që ai dëshiron. Dihet që një shëndet jo i mirë të pengon që të shijosh gjërat që ne duam të kemi apo të bëjmë.

Arlinda DudajPra, ju shëndetin e lidhni më tepër me jetën aktive?

Kur them shëndet e them për veten time, pasi unë jam një person që punoj gjithë ditën dhe kam dëshirë që të udhëtoj apo të redaktoj libra në orët e vona të mbrëmjes. Pra, të bëj ato gjëra që mua më pëlqejnë dhe këtë gjë ma jep mundësia e një shëndeti të mirë. Nëse nuk do të isha e shëndetshme nuk do të arrija të realizoja të gjithë punën time.

Ju shëndetin tuaj ia dedikoni përkujdesjes apo genit?

Shiko, mbase në këtë moshë që jam aktualisht, është shpejt për të dhënë një përgjigje për këtë pyetje. Megjithatë mendoj që geni im është i fortë pasi gjithë jetën time nuk jam sëmurur kurrë. Mbase tani që po e them, mund të më sjellë ters (qesh), por realisht edhe kur kemi epidemi të gripit, unë nuk sëmurem. Në këtë mënyrë më bën që të mendoj që jam njeri me imunitet të fortë. Pra, kemi një gen të fortë, por normalisht kemi edhe njerëz të sëmurë në fisin tonë, kuptohet. Them që i kam ngjarë babait tim, pasi ai është njëri me shëndet të mirë pavarësisht moshës së tij.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e 1 majit 2014 të gazetës “Shëndet+”) 

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!