Amarildo Lumani
Bukuroshja Armina Mevlani rrëfen çdo gjë në lidhje me kujdesin ndaj shëndetit, stilin e jetës dhe mënyrën e ushqyerjes
Ajo ka një edukim shëndetësor për tu admiruar. Këtë ia kushton edhe pridërve të saj sidomos mamësë e cila është trajnere fitnesi. Vajza bukuroshe e ekranit, e cila ka mbajtur edhe kurorën e më të bukurës së Shqipërisë rrëfen për gazetën “Shëndet Plus” kujdesin që ka ajo ndaj shëndetit dhe stilin e jetesës. Për Arminën të lindësh e bukur dhe e shëndetshme është fat port ë kujdesësh për to ëhstë domosdoshmëri.
Shëndetin që keni, ia dedikoni kryesisht përkujdesjes, apo genit?
Fatmirësisht kam një gen shumë të mirë qoftë nga mami edhe nga babi, megjithatë ata më kanë edukuar që edhe përkujdesja nuk duhet të mungojë. Mami ma thotë gjithmonë këtë, sepse ajo merret edhe me fitness.
Cilat janë ushqimet tuaja të preferuara?
Ushqimet e mija të preferuara janë disa. Më pëlqen shumë mishi, makaronat dhe nga gatimet e shtëpisë specat e mbushur.
A gatuani në familje. Çfarë do tu pëlqente të gatuani?
Kam filluar të mësoj të gatuaj dhe mendoj se do përmisohem me kalimin e kohës. Momentalisht gatuaj ushqimet që më pëlqejnë më shumë , pra ato që lartpërmenda.
A ju pëlqen të përdorni çajin?
Çajin nuk para e përdor, përveçse kur dua të evitoj kafenë.
Po suplementet dietike?
Deri sot nuk kam përdorur asnjë suplement dietik, sepse mendoj se ne formë mund të jesh duke ngrënë gjërat që duhen, pak dhe shpesh, e alternuar me pak sport.
A merret Armina me gjimnastikë? Shkoni në palestër, apo bëni ecje në natyrë?
6 PErsonalisht merrem me palestër.Jam marrë për disa vite, e lashe ca kohë prej punës,por jam rikthyer prap tre herë në javë.
Sa i kushton vëmendje pamjes së jashtme (estetike)?
Do gënjeja nëse do thoja që pamja e një femre nuk ka rëndësi. Duhet të jemi gjithmonë në formë dhe të kuruara, prandaj mundohem edhe unë ti kushtoj kohën e duhur, qoftë në veshje, qoftë në trajtimin e flokëve, thonjëve apo trupit e fytyrës. Zakonisht në fundjavë kur jam pushim i dedikohem më shumë vetes.
Cilës pjesë të trupit i kushtoni më shumë vëmendje?
Më shumë vëmendje i kushtoj flokëve, duke qenë se janë gjysma e bukurisë, më pas patjetër çdo pjese tjetër pasi çdo gjëje i duhet treguar kujdes i veçantë
Operacionet plastike, ndërhyrjet janë bërë të modës sot. Për shembull, përdorimi i botoksit. Çfarë mendimi keni ju?
Deri tani për mua nuk ka qenë nevoja për të tilla ndërhyrje, megjithatë i kam kuptuar njerëzit të cilët e kanë pasur të nevojshme. Nga ana tjetër nuk bie dot dakort kur me të tilla ndërhyrje teprohet, pasi ka efekte anësore, por kam parë dhe njerëz që kanë dalë nga vetja dhe janë tjetërsuar
Sot po i kushtohet shumë rëndësi edukatës shëndetësore të familjes. Sa ndihet kjo në familjen tuaj?
Mamaja ime si trajnere fitnesi gjithmonë ka pasur një fizik të rregullt duke u kujdesur për veten. Ajo më ka edukuar që në fëmijëri të kem kujdes në çfarë ha, kujdes në higjenë dhe ne fizik. Mendoj se edhe tek babi ka ndikuar, prandaj them se jemi shumë mire, megjithatë gjithmonë ka vend për përmirësime.
Po me mjekun personal si i keni marrëdhëniet?
Keni gjetur personin e duhur për këtë pyetje sepse unë jam njeriu tipik që kujdeset shumë për shëndetin. Disa herë miqtë më thonë që e ekzagjeroj, por unë me mjekun konsultohem për çdo gjë të vogël, sepse mendoj se këto gjëra të vogla duhen patur kujdes që një ditë mos të kthehen në të mëdha. Shëndeti i mirë është gjëja kryesore në jetë.
A bëni kontrolle të rregullta mjekësore, apo vetëm kur keni rekomandimin e mjekut?
Konsulti me mjekun dhe vizitat jashtë Shqipërie janë kthyer në edukatë të përhershme , ndërkohë që tek ne kjo edukatë akoma nuk ekziston.
Shqiptarët nuk njihen për një edukatë shëndetësore të veçantë. Nga nota 1 deri në 10, si do ti vlerësonit shqiptarët, referuar edhe fakteve që konstatoni gjatë ushtrimit të aktivitetit tuaj të përditshëm?
Mendoj se ka një mungesë të madhe në edukatën shëndetsore. Me kalimin e kohës duke u rritur kam kuptuar se shëndeti është shumë i rëndësishëm,ndaj nuk pi cigare,kam rralluar konsumin e alkolit dhe merrem me pak sport,por kryesorja është të marrim edhe njohuri për atë që është e dëmshme për trupun tonë,të kemi një mjek personal dhe ta duam veten duke u kujdesur për detajet e trupit tonë.
A keni ndonjë këshillë apo mesazh për lexuesit e “Shëndet Plus?
14 Mesazhi im është të duan veten e tyre dhe të tregojnë shumë kujdes për shëndetin e tyre.Nuk është nevoja që të ndihemi keq për të bërë kontrolle tek mjeku,por ti parandalojmë të këqiat duke e kthyer kontrollin në edukatë dhe duke u vaksinuar,duke ngrënë shëndetshëm dhe duke bërë sado pak sport.
Kush është Armina Mevlani
Ka lindur më 6 qershor, 1991. Ka fituar Miss Albania në vitin 2009 dhe përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss Ëorld”. Ka studiuar për Filozofi në Universitetin e Tiranës dhe angazhimi aktual është drejtoreshë e një reviste të përmuajshme. Në karakteristikat e saj, Armina është cilësuar si vajzë me tiparet e një femre mesdhetare, ndërsa është e apasionuar pas botës së ekranit. Eksperiencat e saj të para me botën e artit lidhen me këngën, ku ajo ka filluar si këngëtare e Festivalit të Fëmijve. Ka fituar kurorën e vendit të dytë të “Miss Mjelma 2006” në Maqedoni, ka pozuar për revista të ndryshme dhe ka qenë imazh i disa firmave.
Bukuria sipas Arminës
“Për mua e bukura është e domosdoshme, por nuk quaj të bukur thjesht pamjen fizike, pasi ajo rrëzohet shpejt, nëse mungon karakteri, zgjuarsia, kultura, mënyra e të folurit, por edhe stili. Kompleksi i të gjitha këtyre quhet e bukur… mund të duket e paarritshme, por unë thjesht them që është e rrallë. Nga ana tjetër pamja është mjaftueshmërisht e rëndësishme, sidomos tek një femër dhe sidomos, nëse ke të bësh me ekranin. Mua më ka ndihmuar, por nuk është e mjaftueshme, sepse krahas pamjes të duhet edhe një karakter i fortë për t’ia dalë mbanë, jo vetëm në ekran, por kudo, normalisht, s’duhet të mungojë dhe aftësia. Lufta drejt majave është ajo që na mbush zemrën, kështu që duhet të përdorim çdo armë që kemi”.




