Arnimi i murit të vjetër të QSUT-së

Arnimi brilant i murit të vjetër dhe të kalbur të një ndërtese shëndetesore universitare/terciare në QSUT.

Pema e jetes (2)Arnohet me dru/dërrasa muri i vjetër dhe i kalbur i një godine shëndeteëore në QSUT. Po po me dru/dërrasa, në formën e një peme, e lyer me ngjyrë kafe (që është cilësuar si Pema e Jetës!!!).

Pema e jetes (1)Ne, dihet që nuk mundemi të bëjmë shkencë, jo se nuk kemi potenciale njerëzore, sepse kemi pasur, kemi dhe do kemi, megjithëse jo me numër të madh, por sepse nuk kemi infrastrukturë dhe buxhet të akorduar për këtë qëllim, sikurse nuk kemi vizionin e duhur në mënyrë institucionale.
Pema e jetes (3)Drejtuesit e QSUT, brilantë më këtë inovacion të fundit të shkencës. Sepse ka edhe drejtues të tjerë institucionesh që përveçse blejnë rroba, shtëpi, rezidenca të shtrenjta, hanë dreka të shtrenjta dhe pinë verë apo pije të shtrenjta, si dhe vjedhin ndonjë fond apo punësojnë ndonjë infermier apo mjek me euro, nuk bëjnë asgjë tjetër.

Pema e jetes (4)Ministria as e këput, as e lëshon… reformë nuk bën dot se s’ka se ç’të bëjë me atë kapacitet njerëzor që ka mbledhur në poste drejtuese, sidomos drejtorët e spitaleve në Tiranë dhe rrethe nuk pyesin fare nëse është gjallë apo vdekur kryedrejtuesi i shëndetësisë. Kështu që po shtyhen ditët dhe populli po pret ditën e kometës./ Kolegji i Mjekëve e Kirurgëve Shqiptarë

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik