Aromat, ndikim në lidhje, rënien në peshë dhe stresi

Ndiheni të stresuar? Ju duhet thjesht një aromë e mirë. Kjo është këshilla e ekspertëve të parfumeve që thonë se aromat familjare mund t’ju ndihmojnë në kalimin e stresit. “Aromat stimulojnë sinapset në tru, të cilat nxisin çlirimin e hormoneve që komandojnë çdo funksion apo veprim të trupit. Kur zbulojmë një aromë që vërtet e duam, ajo në vetvete ka shumë përbërës që na përcjellin ndjenja pozitive, çka na bën të qetësohemi”.

arome luleRoja Dove thotë për “Daily Express” se aromat janë të lidhura me fëmijërinë, si për shembull parfumi i përdorur nga nëna ose aroma e barit të sapoprerë, të cilat kthehen në aroma qetësuese.

Dhe nuk është është vetëm truri që përfiton nga erëra të caktuara. Ato mund të shërbejnë edhe për rënien nga pesha. Kërkuesit kanë zbuluar se njerëzit hanë 10% më pak nëse kanë ndier një erë të keqe para vaktit të të ngrënit. Profesori Tim Jacob, ekspert i shkencave të erërave në Universitetin e Kardifit thotë se lidhja mes shijes dhe ushqimit është e dokumentuar: 70-80% e shijes së ushqimit, e si rrjedhojë e kënaqësisë, lidhet me aromën.

“Nëse ushqimi është i ftohtë, vështirë se e shijoni atë që hani. Dhe nëse diçka vjen erë të keqe, jemi të prirur të mos e hamë”.

Edhe kur bëhet fjalë për një marrëdhënie, ndjenja e të nuhaturit është një faktor i rëndësishëm në tërheqje. Shumë mendojnë se personi që kanë takuar për herë të parë është “i duhuri” menjëherë pasi kanë ndjerë aromën e tyre.

Kërkime të reja zbulojnë se përdorimi i parfumit apo pasrrojës së gabuar mund ta mbyllë marrëdhënien tuaja ende pa nisur mirë. Në fakt, një në 5 persona nuk pranojnë ta takojnë sërish një person, aromën e të cilit nuk e kanë pëlqyer herën e parë. / Përgatiti: A.Gjypi

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca