Aromat, një mënyrë për të ngacmuar trurin në blerje

Aroma mund të rikthejë kujtimet. Era e një parfumi të caktuar mund të rikrijojë vizionet e një dashurie të parë dhe mund të nxisë ngushëllim, siç mund të dëshmojë çdo praktikues i therapisë me aromë (aromatherapy).

aromaterapiaAroma mund ta nxisë njeriun për të blerë diçka – dhe kjo është arsyeja pse shitësit e zgjuar të pronave të patundshme shpesh pjekin biskota në shtëpitë që ata përpiqen të shesin: aroma e biskotave u rikujton blerësve atmosferën e ngrohtë e të ëmbël mikëpritëse që kanë provuar në periudha të caktuara të jetës së tyre.

Ekspertët e marketingut në Uashington dhe në Zvicër kryen kërkime për të gjetur se cilat aroma janë më të efektshme në joshjen e konsumatorëve për të blerë. Rezultatet e botuara në revistën e shitjeve me pakicë (the Journal of Retailing) tregojnë se aromat e thjeshta janë më të efektshme.

Shkencëtarët ekspozuan qindra blerës zviceranë para një parfumi të thjeshtë me aromë portokalli dhe një tjetër parfum më të përzier me aroma portokalli, borziloku dhe çaji jeshil. Një vështrim në faturat e blerjes, zbuloi një rritje të shitjeve kur aroma e portokallit ishte shumë e lartë.

Një parfum i thjeshtë është gjithashtu një përfitim për të mësuar. Shkencëtarët u ofruan studentëve në kushte të ndryshme parfum ndërsa punonin për zgjidhjen e ushtrimeve a problemeve në klasë. Studentët zgjidhën shumë probleme në më pak kohë kur parfumi i thjeshtë ishte në ajër, dhe arritën të zgjidhnin më pak probleme gjatë së njëjtës kohë kur një parfum me aroma të përziera ishte në ajër ose kur në ajër nuk kishte ndonjë lloj parfumi.

Autorët e studimit thonë se një aromë e thjeshtë është më e lehtë për t’u përpunuar nga truri, duke e bërë njeriun të përqëndrohen më mirë në të menduar, në të punuar … apo në bërje pazari.

Postime të ngjashme

"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona