Arrestimi i dy mjekëve në Elbasan, Tritan Shehu: I padobishëm

“Një ngjarje të shëmtuar” e cilëson, ish deputeti i PD, Tritan Shehu arrestimin e dy mjekëve në Elbasan.

Dy mjekët Nikollaq Thano, 60 vjeç, reanimator, dhe Mehmet Ibaj, 54 vjeç, kardiolog, u arrestuan pas vdekjes së 25-vjeçares, Rexhina Debrova, 1 orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Mirëpo, sipas Shehut arrestimi i tyre “është i pa dobishëm, provokativ e pa precedence kudo në botën demokratike”.

Komenti i plotë nga Shehu:

Arrestimi mbrëmë i dy mjekëve si kriminelë të rrezikshëm në Elbasan, një ngjarje e shëmtuar, që nuk i shërben as të vërtetës, as marrëdhënieve mjek-pacient e as zhvillimit të shërbimit.

Së pari dua të shpreh keqardhjen e thellë e ngushëllimet e sinqerta për atë jetë që humbi gjatë procesit të lindjes.

Por dua të theksoj se ai arrestim është i pa dobishëm, provokativ e pa precedencë kudo në botën demokratike, dhe synon:

  1. Të mjegullojë pa aftesinë a mungesen e vullnetit te organeve shterore ne identifikimin e kapjen e krimineleve te vertete e te rrezikshem, qe bredhin rrugeve, vecanerisht kjo ne Elbasan.
  2. Kerkon te anatemoje pa te drejte mjeket e personelin per problemet e medha, qe ka sistemi i yne shendetesor, duke i dashur t’i ktheje ata nga nje grup i nderuar e i dedikuar, ne nje “bande banditesh” ne syte e publikut.

Te tilla masa ekstreme ndaj mjekeve nuk mund kryhen pa perfunduar ekzaminimi anatomo patologjik, pa u realizua analiza kliniko- patologjike, pa u dorrezuar raporti mediko legal, pa nje proces gjyqesor etj, hapa keto te domosdoshme teknike e ligjore.

Duke mos dashur te hy ne detajet e ngjarjes, desheroj te them se mjeku per problemet e tij profesionale nuk mund te trajtohet si nje keqberes, qe kapet ne flagrance duke kryer nje krim te rende.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni