Arsyeja shkencore pse meshkujt pëlqejnë fundshpinat e lakuara

Psikologët në SHBA kanë gjetur arsyet themelore përse meshkujt pëlqejnë femrat me fundshpinë të lakuar. Një studim, në revistën “Evolucioni dhe Sjellja Njerëzore”, zbuloi se në fakt meshkujt nuk preferojnë vithet e mëdha, por harkimin prej 45.5 gradësh të shtyllës kurrizore.

Më i pëlqyeri është harku i shpinës 45.5 gradë

Më i pëlqyeri është harku i shpinës 45.5 gradë

Shkencëtarët thonë se ky kënd siguron avantazhe për të pasur shtatzëni të shumta dhe të sigurta.

Dr. David Luis (autori kryesor i studimit) u shpreh se “gratë që e kanë më të harkuar shtyllën kurrizore mund ta rishpërndajnë qendrën e rëndesës së masës trupore për të zvogëluar zhvendosjen që ndodh nga shtatzënia. Këto gra pësojnë më pak probleme me shpinën. Si rrjedhojë, burrat që preferojnë këto gra, do të kenë bashkëshorte më të afta për të lindur fëmijë dhe gjithashtu të lindin shumë fëmijë pa pasur probleme”.

Pavarësisht masës së vitheve, meshkujt përzgjodhën femrat me harkun e shtyllës kurrizore 45.5 gradë

Pavarësisht masës së vitheve, meshkujt përzgjodhën femrat me harkun e shtyllës kurrizore 45.5 gradë

Gjithashtu, këtij studimi iu bashkangjit edhe një studim tjetër në të cilat u pa nëse pëlqimet lidheshin thjesht me vithet e mëdha apo me harkun e shtyllës kurrizore. Rezultoi se pavarësisht masës së vitheve, meshkujt zgjidhnin vazhdimisht femrat tek të cilat harku i shpinës ishte më i madh.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale