Arsyet e çuditshme pse qeset e çajit janë kaq të dobishme

A e kishit menduar se qeset e përdorura të çajit do ju bënin punë? Ato janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh dhe mund të përdoren në disa mënyra:

qese cajiUshqejnë lulet: merrni disa qese çaji të përdorura dhe vendosini në një kovë ujë. Ujitini bimët me këtë ujë dhe do të parandalohet rreziku i zhvillimit të infeksioneve fungale.

Heqin të nxirat e syve: merrni dy qese çaji dhe vërini në ujë të ftojtë. Vendosni në qepallat e syve dhe mabjini për 2 minuta. Ato kanë përmbajtje të lartë antioksidantësh dhe do të reduktojnë të nxirat e syve, madje edhe sytë e irrituar dhe të kuq.

Përdorini për rrobat dhe këpucët: nëse doni rroba me aromë të freskët dhe vendosini në dollapin e rrobave disa qese çaji (të thata). Vendosni qeset e çajit në këpucë, në mënyrë që të reduktohet era e keqe.

Pastrojnë shtëpinë: vendosni disa qese çaji në ¼ ujë të valuar dhe lërini deri sa të ftohet. Me anë të një lecke të butë pastroni xhamat dhe pasqyrat.

Hiqni puçrrat dhe zbusni djegien nga dielli: nëse keni probleme me puçrrat apo me djegien nga dielli, me anë të një pambuku thithni pak çaj kamomili nga qesja dhe vendoseni në lëkurë. Lëreni deri sa të thahet më pas shpërlajeni.

Redukton gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve: nëse keni dhëmbë të irrituar dhe lëndohen shpejt, vendosni qese çaji në mënyrë që të ndalohet gjakderdhja dhe të reduktohet inflamacioni.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi