Arsyet e rëndësishme pse peroksidi i hidrogjenit duhet të jetë pjesë e “farmacisë” së shtëpisë tuaj

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Peroksidi i hidrogjenit (uji i oksigjenuar) është një agjent antibakterial dhe është i përbërë nga uji dhe oksigjeni. Ai është një element shumë i dobishëm që mund të përdoret në shtëpi për pastrim, higjenë dhe trajtimin e disa problemeve shëndetësore. Peroksidi i hidrogjenit është dizinfektues natyral dhe vret mikroorganizmat e bakteret. Ja disa nga përdorimet e tij:

peroksid hidrogjeniLufton infeksionet: peroksidi i hidrogjenit është jashtëzakonisht i fuqishëm në luftën kundër infeksioneve, parandalon shfaqjen e kërpudhave, viruseve, toksinave dhe baktereve.

Heq dyllin e veshit: përzieni një lugë çaji per0ksid hidrogjeni, një lugë gjelle ujë dhe 1 lugë çaji vaj ulliri. Hidhini disa pika në vesh dhe kjo është një mënyrë shumë e mirë për të trajtuar infeksionet e veshit dhe për të hequr dyllin.

Trajton infeksionet sinuse: në një gotë ujë hidhni një një lugë gjelle peroksid hidrogjeni dhe shpëlani hundët 2 herë në ditë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të trajtuar infeksionet sinuse.

Pastë dhëmbësh: nëse doni të dizinfektoni zgavrën e gojës dhe të zbardhi dhëmbët, kombinoni një lugë çaji peroksid hidrogjeni, një lugë çaji sodë buke dhe gjysmë filxhani ujë. Lajini dhëmbët me pastën e krijuar 2 herë në javë.

Trajton dhimbjet e dhëmbëve: përziejni pak ujë me peroksid hidrogjeni dhe vaj kokosi, shpëlajeni gojën disa herë në ditë dhe dhimbjet e dhëmbit do të reduktohen. Gjithashtu kjo mënyrë ka veti antibakteriale dhe sdo të lejojë krijimin e infeksioneve në dhëmbë.

Gargarë antiseptike: përzieni një gotë ujë me 2 lugë gjelle peroksid hidrogjeni. Përdoreni në formë gargare për të eleminuar erën e keqe të gojës dhe për të hequr mikrobet e dëmshme nga zgavra e gojës. / www.shendeti.com.al / Burimi: steptohealth /

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?