Arsyet përse ju bien flokët

Rënia e flokëve është një fenomen i përhapur si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat. Arsyet se përse bien flokët janë nga më të ndryshmet dhe variojnë nga ato më të thjeshtat dhe të përkohshmet – mungesa e vitaminave – deri tek ato më komplekset, si problemet me shëndetin.

floke te lagurNë shumicën e rasteve, ka mënyra për të trajtuar rënien e flokëve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Këto janë disa nga arsyet përse ju bien flokët:

  1. Stresi fizik

Çdo lloj traume fizike: operacion, aksident me makinë apo sëmundje të ndryshme, madje edhe gripi mund të shkaktojë rënie të përkohshme të flokëve.

  1. Shtatzënia

Shtatzënia është një stres fizik që mund të shkaktojë rënie të flokëve. Zakonisht flokët fillojnë të bien pasi ka lindur fëmija, dhe jo gjatë shtatzënisë.

  1. Mungesa e proteinave

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, nëse nuk merrni mjaftueshëm proteina në dietën tuaj ushqimore, trupi mund të racionojë proteinën duke penguar rritjen e flokëve. Kjo mund të ndodhë dy deri tre muaj pas rënies së konsumimit të proteinave. Prandaj duhet të konsumoni ushqime që janë të pasura me proteina, si peshku, mishi, vezët etj.

  1. Rënia e flokëve tek meshkujt

Rreth dy të tretave të meshkujve u bien flokët nga mosha 60 vjeç, dhe kjo për shkak të alopecisë androgjenetike, që shkaktohet nga kombinimi i gjeneve dhe hormoneve mashkullore. Zakonisht meshkujve u formohet një model flokësh në shkronjën M.

  1. Gjenetika

Ashtu si meshkujt, edhe femrave iu bien flokëve për shkak të alopecisë androgjenetike. “Nëse vini nga një familje ku femrave fillojnë t’u bien flokët në një moshë të caktuar, atëherë edhe ju do të keni të njëjtin fat,” thonë mjekët. Ndryshe nga meshkujt, femrave nuk iu bien flokët vetëm në një pjesë, prandaj nuk vërehet shumë rënia e flokëve.

  1. Stresi emocional

Përveç stresit fizik, njerëzve fillojnë t’u bien flokët edhe kur përjetojnë gjendje emocionale negative, si divorcin, ndarjen nga jeta të një personi të dashur etj.

  1. Anemia

Gati një në 10 femra të moshës nga 20 vjeç deri në 49 vjeç vuajnë nga sëmundja e anemisë për shkak të mungesës së hekurit, duke shkaktuar kështu rënie të flokëve. Prandaj, këshillohet të bëni një test gjaku për t’u siguruar nëse vuani nga kjo lloj anemie.

  1. Hipotiroidizmi

Hipotiroidizmi është termi mjekësor për gjendrat tiroide. Këto gjendra të vendosura në qafë prodhojnë hormone të domosdoshme për metabolizmin, si dhe për rritjen e zhvillimin e trupit. Mosfunksionimi mirë i tyre shkakton gjithashtu rënie të flokëve.

  1. Lupusi

Sëmundja e lupusit mund të shkaktojë gjithashtu rënie të flokëve. Për fat të keq, rënia e flokëve nga kjo sëmundje është e “dhimbshme”, pasi flokët nuk rriten më.

  1. Rënie e menjëhershme nga pesha

Rënia e menjëhershme nga pesha shihet si një formë traume fizike që mund të çojë në dobësimin e fijeve të flokut. Nëse nuk hani shëndetshëm, atëherë mund të keni mungesa të vitaminave dhe mineraleve. Humbja e madhe e flokëve mund të jetë shenjë e një çrregullimi të të ngrënit, si anoreksia apo bulimia.

 Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer