Arsyet pse dehidratimi është i dëmshëm për trupin

Ju inkurajon të konsumoni sheqer: dehidratimi rrit dëshirat për të konsumuar sheqer, sidomos pasi keni kryer aktivitet fizik.

Ul energjinë, nëse jeni duke u ushtruar fizikisht: nëse jeni të dehidratuar nuk do të jeni në gjendje të kryeni si duhet shumë aktivitetet fizike pasi mungesa e lëngjeve të nevojshme për trupin ju dobëson fuqitë.

Beautiful model woman with splashes of water in her handsThan lëkurën: mbajtja e lëkurës shëndetshëm ka të bëjë me sasinë e ujit që konsumoni çdo ditë- thotë Ana Mari Terman, dermatologe. Për të patur lëkurë të lëmuar ajo këshillon gjithashtu dush të shpeshtë të trupit  dhe të shkurtër (5 minuta). Përdorni ujë të vakët pasi ujii i nxehtë mund t’jua thajë lëkurën edhe më shumë.

Dehidratimi mund të rrisë rrezikun e aksidenteve në trafik: Sipas një studimi të publikuar së fundmi shoferët të cilët janë të dehidratuar janë më të prirur të bëjnë gabime gjatë rrugës.

Ndjeheni të lodhur: nëse ndjeheni të lodhur gjatë pasdites të jeni të sigurt që ka të bëjë më shumë me faktin që jeni të dehidratuar se sa me shkaqe të tjera. Mungesa e ujit në muskuj vështirëson të gjitha veprimet duke ju çuar në një gjendje lodhje.

Nxit nervozizmin: nëse ndjeheni nervozë provoni të pini një gotë ujë dhe gjëndja juaj do të ndryshojë. Një studim i publikuar në “Journal of Nutrition” ka testuar 25 gra dhe doli në përfundimin se ato që kishin nivelin e hidratimit 1 % më të ulët kishin dhimbje koke, nervozizëm dhe shpërqëndrim.

Mund të shkaktojë dhimbje muskujsh: mungesa e ujit ul qarkullimin e gjakut dhe muskujt mund të fillojnë të dhembin. Ndryshimet në natrium dhe kalium nëpërmjet humbjes së djersës, mund t’ju shkaktojnë gjithashtu dhimbje kyçesh.

Do të ndjeheni të trullosur: së bashku me muskujt edhe truri juaj fillon të shfaqë pasojat negative që vijnë si pasojë e dehidratimit. Mund të keni marrje mendsh dhe shpërqëndrim.

Ju shkakton dhimbje koke: dehidratimi mund t’ju shkaktojë dhimbje koke në mënyra të ndryshme. Nëse keni dhimbje koke provoni të pini 2 gota ujë dhe do të zbuloni se ajo do të zhduket. Gjithashtu mund të konsumoni fruta pasi përmbajnë përqindje të larta të ujit./Health Magazine/Përgatiti: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit