Arsyet pse femrat duhet të përdorin lakrën

Ilma Lamçe

Para shumë vitesh lakra përdorej në vend të kompresave dhe për lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti. Por me kalimin e viteve këto veti të lakrës filluan të zbeheshin dhe të mos përdorej më.

Vitet e fundit janë bërë disa studime për vetitë e lakrës në shëndetin e njerëzve dhe ka rezultuar se ajo është e pasur me antioksidues dhe ka veti antiinflamatore. Ekspertët kanë këshilluar që kjo zarzavate të përdoret për të parandaluar sëmundjet kronike të lidhura me stresin, siç kanceri kanceri apo arteria koronare. Ndihmon qarkullimin e gjakut pas një goditjeje, për të përmirësuar procesin inflamator dhe rikuperon lëkurën pas një gërvishtjeje.

-Dhimbjet e kokës. Lakra ndihmon për shërimin e dhembjeve të forta të kokës. Neurologët rekomandojnë të vendosni fletët e lakrës pak të ftohtë mbi kokë.

-Nënat me gji. Ndodh që shumë grave gjatë kohës së qumshtit të gjirit të kenë dhembje. Gjethet e lakrës duket se janë efikase po aq sa akulli: aplikoni gjethet e lakrës mbi gjoks, pasi lehtëson dhembjen dhe ul enjtjen.

-Para ciklit menstrual. Problemet që kanë femrat para ciklit janë të shumta dhe një prej tyre është fryrja e gjoksit. Provoni të vini një gjethe lakre mbi gjoks, gjatë kohës kur jeni në shtëpi dhe do të shikoni rezultatin. Për të bërë këtë, merr fletët e freskëta të lakrës, një në çdo gji’ dhe lërini për pak, do të ulë fryrjen.

Kujdes! Alergjitë ndaj lakrave janë të rralla, por gjithsesi, nëse keni skuqje apo acarim të lëkurës, mjafton të hiqni menjëherë gjethet./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll