Artritizmat, mjekime popullore

Artritizmi është një sëmundje e kyçeve të duarve, këmbëve dhe pjesëve (segmenteve lidhës, ligamenteve) të trupit të njeriut. Ky nuk është gjë tjetër veçse artritizëm reumatizmal që shkaktohet nga mpiksja e lëngjeve dhe forcimi (ashpërsimi) i nyjeve lidhëse të trupit. Artritizmi i kësaj natyre vjen nga edhe ftohja, cajra trajtimnga ushqimet e prishura, lagështia (igrasia), si dhe nga trashëgimia. Shpeshherë kyçet nga artritet, majisen (enjten), skuqen, ngurtësohen dhe dhembin fort, sidomos natën kur ftohen.

Mënyra e mjekimit

Për atritet lokale (pjesore) të trupit të njeriut:

Marrim 4 kokrra hudhra, i qërojmë dhe i shtypim. Këtë masë pasi e pështjellim me merle (napë) e vendosim në vendin e dhembur duke e lidhur e mbajtur për 8-10 orë.

Mënyrë tjetër

Kur kemi dhembje nga artrizmi në shumë pjesë të trupit, marrim 1 kg vaj ulliri dhe një iriq dhe i ziejmë. Me këtë përbërje lyejmë dhe fërkojmë vendet që dhembin. Këtë e bëjmë një mbrëmje, po një mbrëmje jo. Pas çdo fërkimi lyejmë trupin me vaj kanelle.

Mënyrë tjetër

Marrim 500 g hudhra, 100 ml vaj ulliri dhe i ziejmë. Mbasi të jetë bërë brumë, e shtrydhim në kullesë dhe lëngun (vajin) që del e përziejmë me 50 g dyllë e 50 g llullaq (civit ngjyrosës). Me këtë përzierje pomade lyejmë kyçet dhe vendet e tjera me artrit.

Mënyrë tjetër

Ziejmë 1 kg hudhra të qëruara me 1 lit vaj ulliri. Pas zierjes e shtrydhim në kullesë dhe në lëngun (vajin) e kulluar hedhim 50 ml naftë dhe 5 të verdha vezësh. Me këtë përzierje lyejmë vendet që dhembin.

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera