Artroza e gjurit, shenjat dhe mjekimi i saj

Gonoartroza është një patologji tipike e moshave të thyera, sidomos në format e saj primare.

Kur artroza shkaktohet si pasojë e një sëmundjeje apo traume quhet artrozë dytësore (frakturat, rupturat e legamenteve apo çarjet e menisqeve të pakuruara, infeksionet etj.)

gonoartrozaa1Shenjat:

Në radhë të parë janë dhimbjet, sidomos gjatë ecjes, gjatë përthyerjes së gjurit, kur ngjiten dhe zbriten shkallët. Në rastet e rënda ka kufizim të lëvizjes së kyçit, nuk arrihet të shtrihet gjuri plotësisht dhe dhimbjet shfaqen edhe kur pacienti nuk lëviz apo gjatë natës kur fle gjumë. Shpesh gjuri enjtet, mbushet me lëng dhe muskujt e këmbës humbasin tonin dhe forcën.

Diagnoza:

Ekzaminimi klinik do të nxjerrë në dukje simptomat e përshkruara më sipër, radiografia standard në këmbë do të tregojë një zvogëlim të hapësirës artikulare, dendësim të kockës sub-kondrale dhe osteofite (kocka e deformuar si me maja).

Mjekimi:

Në fazat fillestare është e mundur të kurohet me medikamente anti-inflamatore, infiltracione në gju, fizioterapi me tecar dhe gjimnastikë. Këshillohet gjithmonë të mbahet gjuri në lëvizje sidomos gjimnastikë në ujë për të ruajtur elasticitetin e artikulacionit, të bihet nga pesha dhe të kryhen injeksione në gju me kortizon për periudha të shkurtra kohore. Kur terapia mjekësore dhe fizioterapia nuk jep më efekt, zgjidhja e vetme është ndërhyrja kirurgjikale.

Pas moshës 65 vjeç artroskopia e gjurit nuk jep rezultate të kënaqshme. Operacioni i protezës totale ose mono-kompartimentale të gjurit është zgjidhja përfundimtare e një gjuri artrozik./ Marrë nga gazeta “Shëndet+”

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët