Prof. Dr. Sandro GRANGÉ
Patologjitë më të rëndësishme i përkasin strukturave të artikulacioneve, të cilat paraqesin aftësinë për të lëvizur. Pjesët më të prekura nga patologjitë e ndryshme degjenerative janë kryesisht gjunjët dhe shpatullat, si inflamacioni për shembull. Gjuri është zona më e prekur nga patologjitë. Artroza është një sëmundje që u shkakton pacientëve paaftësi për të lëvizur dhe për të kryer aktivitete të ndryshme. Sëmundjet reumatizmale mund të parandalohen dhe trajtohen nga mjeku specialist nëse ato diagnostikohen në kohë.
Nga se mund të krijohen problemet e artikulacioneve? Si vepron mjeku në këtë rast?
Me kalimin e viteve çdo gjë ndryshon, kështu ndodh dhe me trupin e njeriut – ku mosha është faktor i rëndësishëm në shfaqen e patologjive të ndryshme. Traumat e pësuara më herët në kohë, punët e rënda dhe të sforcuara ndikojnë në artikulacione duke bërë që personat të ndiejnë dhimbje dhe të zhvillojnë sëmundje reumatizmale. Trajtimi me bazë medikamentesh i kombinuar dhe me seanca fizioterapie – janë hapi i parë që mjeku ndërmerr në kurimin e sëmundjes, e cila shkakton një alterim të artikulacioneve dhe disfunksion të tyre. Me kalimin e kohës bën që të mos kemi një mekanizëm të ekuilibruar dhe të saktë në lëvizje.
Në rastin kur trajtimi me medikamente nuk ka dhënë rezultat, kirurgjia mbetet si e vetmja mundësi për të zgjidhur dhe trajtuar ndjenjën e parehatisë së pacientit për t’iu rikthyer jetës normale pa kufizime.
A janë të trashëgueshme sëmundjet artikulare? Si manifestohen?
Sëmundjet reumatizmale kanë prirje gjenetike, pra, mund të trashëgohen. Por për t’u shfaqur kërkojnë dhe faktorë të tjerë nxitës, si p.sh stresi. Në rastin e sëmundjeve reumatizmale qëndrojnë të fshehura dhe në momente të caktuara mund të shfaqen (si p.sh.: gjatë një shtatzënie ku trupi është më vulnerabël).
Mirëpo, sëmundjet reumatizmale mund të shfaqen dhe me kalimin e kohës si pasojë e faktorëve të ndryshëm, si: profesioni, kushtet klimaterike, sëmundje të tjera të organizmit etj. Në sëmundjet reumatzimale simptoma kryesore është mpirja e gjymtyrëve dhe prek në fillim pjesët e gjymtyrve të sipërme. Zakonisht shoqërohet me pamundësi në lëvizje – e pjesshme apo totale, mosrealizimi i punëve normale që një individ bënë gjatë rutinës së tij të përditshme.
Sëmundjet reumatizmale fillojnë që në moshat e reja, ku më të prekurat janë femrat, që gjithashtu janë edhe më të interesuarat në kurimin e këtyre sëmundjeve. Me kalimin e viteve dhimbja nuk është më simptoma kryesore, por vihen re deformime në artikulacione të cilat bëjnë që pacientët t’i drejtohen mjekut specialist. Sot është e mundur që sëmundjet reumatizmale të trajtohen dhe në faza më të avancuara me vendosjen e protezave të ndryshme.
Në Spitalin Villa Maria si diagnostikohen këto sëmundje?
Fillohet me marrjen e historikut të sëmundjes nga ana e mjekut me simptomat që ka pacienti – është etapa e parë dhe mjaft e rëndësishme. Për të vazhduar më tej me analizat përkatëse të cilat janë analizat e gjakut bazë deri tek ato më specifiket që ndihmojnë në zbulimin e patologjisë.
Në vazhdimësi pacienti i nënshtrohet ekzaminimeve radiologjike, si: radiografia, rezonanca magnetike, skaneri etj., të cilat japin imazhe vizive të artikulacioneve në mënyrë që mjeku specialist të ketë një diagnozë të saktë dhe të kompletuar të pacientit. Është e rëndësishme që diagnoza të përcaktohet nga mjeku specialist ortoped në bashkëpunim me mjekun reumatolog, mjekun internist dhe fizioterapistin. Në disa raste trajtimi i sëmundjes në fazën fillestare me medikamente dhe të kombinuar me seanca fizioterapie parandalon avancimin e sëmundjes. Në rastin kur pacienti është në fazën e ndërmjetme të sëmundjes mjeku bashkë me pacientin mund të vendosin për të bërë një kombinim të terapisë farmakologjike me ndërhyrje kirurgjikale për të parandaluar avancimin e patologjisë.
Në rastin kur patologjia ka avancuar, e vetmja mënyrë për kurimin e sëmundjes është ndërhyrja kirurgjikale. Ne zotërojmë teknologjinë “Avangard” që na lejon të aplikojmë metodat kirurgjikale me hapje, për patologjitë në fazë fillestare deri në trajtimin endoskopik. Ky i fundit, në sajë të aparaturave mini invazive, realizon prerje shumë të vogla kirurgjikale në disa zona të trupit, si: gjunjët, shpatulla, kavilia, bacini etj. Vendosja e protezës i jep pacientit mundësinë t’i rikthehet aktivitet normal pa kufizime jetës së përditshme.
Në rastin e dëmtimeve në shpatull pas ndërhyrjes pacienti mund të kryejë normalisht funksionet lëvizëse dhe kjo falë avancimit të teknikave kirurgjikale ortopedike të 15 viteve të fundit. Vlen për t’u theksuar se ndërhyrjet kirurgjikale jo vetëm që mund të zgjidhin plotësisht problemin e dhimbjes, por rregullojnë problemin funksional që shqetëson mjekët specialistë.
Avantazhet e aplikimit të metodave mini invazive janë të shumta, por varen dhe nga diagnostikimi në kohë i sëmundjes, që do të thotë rikuperim më i shpejtë, dhimbjet zgjasin më pak në kohë dhe rikthim në jetën normale në kohë më të shkurtër. E kundërta ndodh kur sëmundja ka avanvuar, metoda kirurgjikale ndërlikohet dhe si rrjedhojë dhe rikuperimi është më i ngadaltë.
Spitali Villa Maria trajton nga protezat nga më të thjeshtat deri tek ato më të komplikuarat me një sukses absolut falë aparaturave të teknologjisë së fundit dhe stafit të kualifikuar që zotëron.
- Spitali Villa Maria:
- Adresa: Autostrada Tiranë – Durrës, Mbikalimi i Rinasit, Tiranë
- Tel: +355 (0) 42 40 80 20/ Cel: +355 (0) 69 40 56 150/+355 (0) 69 40 56 15
- www.gvmnet.it


