Asfiksohen nxënësit në Dibër, 3 në gjendje të rëndë

Një defekt në kaldajën e shkollës 9-vjeçare në fshatin Shupenzë ka shkaktuar asfiksimin e mbi 10 nxënësve.

 Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Bulqizës.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet se gjatë kohës që fëmijët ishin në mësim, teknikët po bënin prova për të vënë në punë kaldajën e re të ngrohjes që punon me pelet.

Në ato momente dyshohet se diçka nuk ka funksionuar siç duhet dhe nga kaldaja është çliruar tym ose gaz, detaje këto që natyrisht do t’i zbardhë hetimi./Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni