Aspektet socialo-kulturore të seksualitetit

Për gazetën “Shëndet+”: Dr.Fatmir Gjolena/ Prof.dr. Elmas Eltari

Seksualiteti i njeriut është aftësia e tij për të pasur eksperienca erotike. Seksualiteti mund të konsiderohet si dëshirë ose “tërheqje” nga një person tjetër me seks të kundërt (heteroseksualitet) ose i të njëjtit seks (homoseksualitet)”. Kur nuk tërhiqet nga ndonjë seks, atëherë themi se individi është aseksual.

Por cilat janë aspektet socialo-kulturore të seksualitetit?

periudha viktoriane1. Periudha Viktoriane. Kjo ‘erë sociale’ erdhi gjatë shekullit XIX, në periudhën e mbretëreshës Viktoria në Angli. Ajo qe një “erë e drejtësisë publike dhe e pastërtisë”. Kënaqësia seksuale nuk përkrahej! Populli ishte i ndikuar nga reformat konservatore të evangjelistëve britanikë, në fund të viteve 1700 dhe fillimi i viteve 1800. Morali seksual viktorian konsistonte këto aspekte:

Besohej që seksi duhet të kufizohej brenda martesës dhe të rinjtë duhet të kontrollojnë impulset e tyre, sidomos burrat. Në martesë kënaqësia seksuale duhej të ishte “e moderuar dhe e përmbajtur”. Aktiviteti seksual ishte lidhur negativisht me shëndetin. Mjekët e periudhës viktoriane besonin se “humbja e spermës ishte e dëmshme për shëndetin e burrave, sikurse humbja e gjakut”.

Madje, thuhej se mashkulli që kryente aktivitete seksuale të tepruara, mund të mos ishte i shëndetshëm ose do të vdiste para kohe. Rriteshin statistikat e infeksioneve seksuale, në mënyrë që të trembej populli që kishte aktivitet seksual jashtë martese.

Era viktoriane ishte kundër masturbimeve. Njerëz të rinj, të dhënë shumë pas masturbimeve, burgoseshin në azile për trajtim. Atëherë bëhej operacion klitoriumi, për të ndërprerë zakonin e disa femrave për masturbim. Ishte theksuar se seksi qe për kënaqësinë e meshkujve, si diçka që femrat nuk e gëzojnë. Çdo mjet manifakture për kontrollin e lindjeve dhe aborteve ishte i ndaluar.

Për lirinë e gruas u demonstrua në 1970-n. Seksualiteti njerëzor gjithashtu mund të kuptohet si pjesë e jetës sociale të njeriut që drejtohet nga rregullat dhe sjelljet e zakonshme. Këto rregulla i ngushtonin dëshirat e grupeve brenda shoqërisë. Konteksti socialo-kulturor i shoqërisë luan një rol të madh dhe formon normat shoqërore, ku përfshihen efektet e politikës dhe të masmedias. Në të kaluarën njerëzit kanë luftuar për të drejtat e tyre civile dhe këto lëvizje ndihmuan për të sjellë ndryshimet masive në normat sociale, përfshirë edhe revolucionin seksual dhe të drejtat e femrave.

liria seksuale 2Lidhjet midis qëllimeve seksuale dhe ideologjisë raciale janë kritikuar si në të kaluarën, ashtu dhe sot. Aktualisht moshat dhe mënyrat me të cilat fëmijët informohen dhe edukohen lidhur me seksin kanë ndryshuar. Sistemi shkollor në të gjitha vendet e zhvilluara përfshin disa informacione për edukimin seksual. Në disa vende si Australia dhe shumica e vendeve të Evropës mosha për edukimin seksual fillon në “periudhën parashkollore”, ndërsa në vendet e tjera edukimin seksual e fillojnë pas moshës dhjetëvjeçare. Edukimi seksual përfshin çështjet ose disa aspekte fizike, mendore dhe aspekte sociale të sjelljes.

Në disa vende seksualiteti nuk trajtohet siç duhet lidhur me njohuritë seksuale. Rreth 74% e dhjetëvjeçarëve tregojnë se burimi kryesor i informacioneve të tyre seksuale janë marrë nga bashkëmoshatarët dhe media, krahasuar me 10% nga prindërit e tyre ose nga kurset për edukimin seksual, pra shoqëria bëhet pengesë e madhe në pikëpamjet e njerëzve kur është fjala për të pranuar ose për të mos pranuar sjelljet ndaj seksualitetit.

Pikëpamjet shoqërore mbi seksualitetin janë ndikuar shumë nga e kaluara dhe e tashmja. Në këtë fushë edhe feja dhe filozofët kanë ndikuar me mendimet e tyre. Një teoricien ka deklaruar se “zhvillimi i një fëmije nuk mund të kuptohet që të vijë nga vetë individi. E vetmja mënyrë që të kuptohet vërtet zhvillimi, është të shikohet zhvillimi tek ambienti social i shoqërisë në mjedisin që po ndodhin këto zhvillime”.

Zhvillimet moderne

Gjatë shekujve XVIII dhe XIX, kur filloi revolucioni industrial, kishin ndodhur shumë ndryshime në standardet seksuale. U futën në përdorim mjete të reja për kontrollin artificial dramatik të lindjeve, me prezervativët dhe diafragmat. Mjekët filluan të kërkonin një rol të ri në çështjet seksuale, duke pretenduar se këshillat e tyre ishin me rëndësi të madhe për moralitetin dhe shëndetin. Lulëzoi një industri e re pornografike e rëndësishme dhe japonezët e adaptuan të parët. Nga ana tjetër, në shoqëritë perëndimore përkufizimi për homoseksualitetin është duke ndryshuar në mënyrë konstante dhe po rriten shumë ndikimet perëndimore mbi vendet e tjera.

Kontaktet e reja krijuan çështje serioze rreth seksualitetit dhe traditave seksuale. Gjithashtu pati ndryshime të mëdha në sjelljet seksuale. Gjatë kësaj periudhe, mosha në të cilën fillon puberteti u ul ndjeshëm, kështu u krijua një vëmendje e re mbi adoleshencën, si kohë për seksualitet, prandaj filluan edhe dëmtimet.

Së fundi, pati një fokus të ri mbi qëllimin e martesave: mendohej më shumë për dashuri sesa një kërkesë ekonomike dhe riprodhimi. “Dashuria e lirë,” revolucioni seksual dhe kontrolli i lindjeve “Revolucioni seksual ishte shenjë e një kulture të re, që ishte përfshirë në shprehjet e seksualitetit”.

Revolucioni seksual që ndodhi në vitet ‘60 dhe ‘70, ndodhi në erën e “dashurisë së lirë”. Mekanizmat dhe synimet/metodat më efikase në prodhimet industriale çuan në shkurtimin e javës së punës dhe krijuan më shumë kohë të lirë për njeriun. Zbulimi i automjeteve lejoi të rinjtë të shkëputen nga mbikëqyrja e prindërve në çdo kohë.

Gjatë kësaj periudhe gratë fituan të drejtat në shoqëri nëpërmjet “Lëvizjeve të të drejtave të grave”. Gratë gjithashtu filluan të jenë aktive në çështjet seksuale. Futja e penicilinës në 1940-n uli frikën e sëmundjeve seksuale të trasmetueshme. Në vitet ‘60 mundësia e kontrollit të lindjeve lejoi lirinë seksuale tek femrat. Ndarja midis kënaqësisë seksuale dhe riprodhimit lejoi shoqërinë për më shumë “kënaqësi seksuale”. Atëherë, në 1980 u shfaq ekzistenca e HIV/AIDS. Sëmundja HIV/AIDS vazhdon të jetë një problem i madh shëndetësor në shumë pjesë të botës. Ajo është konsideruar si pandemia e kohës me rreziqe të larta.

Në vitin 2009, OBSH-ja vlerësonte se 33,4 milionë njerëz jetonin me infeksionin HIV/AIDS, nga të cilët ishin 2.7 milionë të infektuar rishtas, për çdo vit dhe dy milionë të vdekur çdo vit.

Në 2007-n u vlerësuan: 33.2 milionë njerëz në botë që qenë infektuar me HIV. AIDS pati shkaktuar vdekjen e 2,1 milionë njerëzve gjatë atij viti, përfshirë 330,000 fëmijë dhe 76% e të vdekurve që ndodhën në Afrikën sub-Sahariane.

Sipas UNAIDS-it, në raportin e vitit 2009, qenë infektuar rreth 60 milionë njerëz, që nga fillimi i pandemisë, me rreth 25 milionë AIDS të vdekur, nga të cilët 14 milionë qenë fëmijë jetimë vetëm në Afrikë.

Studimet e Alfred Kinseit

Alfred Kinsei filloi studimet në erën moderne për problemet seksuale. Ai mblodhi të dhëna nëpërmjet pyetësorëve tek studentët e tij në Universitetin e Indianës, por bëri dhe intervista personale me meshkujt dhe femrat për sjelljet seksuale. Kinsei dhe kolegët e tij mblodhën intervista në gjithsej 5300 meshkuj dhe 5940 femra. Gjetjet e tyre treguan se shumica e njerëzve masturboheshin dhe shumë ishin angazhuar në seksin genito-oral; gratë ishin të afta të kishin më shumë orgazma dhe shumë meshkuj kishin pasur disa lloje të homoseksualitetit në jetën e tyre. Shumë autorë besojnë që Kinsei pati një ndikim të madhe në ndryshimet e shekullit XX, rreth të kuptuarit të seksit, si dhe për kërkimet në fushën e “Seksologjisë dhe Riprodhimit”, në Universitetin e Indianës. Ky institut vazhdon të jetë një qendër e madhe për seksualitetin e njeriut.

Kërkimet e Masterit dhe Xhonsonit

Në fillim, Uilliam Master ishte mjek dhe Virxhinia Xhonson një shkencëtare e sjelljes, që studionin anatominë dhe fiziologjinë e seksit. Ata kufizoheshin vetëm tek eksperimentet me kafshët në laborator, por filluan të bëjnë vëzhgime dhe studiuan ndryshimet fizike tek njerëzit që ishin angazhuar në aktivitete seksuale, në kushte laboratorike.

Ata studiuan 10,000 episode të akteve seksuale që konsistonin në 312 meshkuj dhe 382 femra. Këto çuan në zbulimin e metodave dhe trajtimin klinik të rasteve me probleme dhe çrregullime seksuale. Masteri dhe Xhonsoni hapën të parën “Terapinë klinike të seksit” në vitin 1965. Në vitin 1970 ata përshkruan në librin e tyre “çrregullimet seksuale të njeriut”.

Influencat e sotme

Seksualiteti i sotëm nuk është ndikuar vetëm nga paraardhësit ose besimet fetare. Seksualiteti i sotëm gjithashtu është ndikuar nga shoqëria tregtare brenda shoqërisë, kryesisht perëndimore. Sipas vëzhgimeve të Revistës Magazine/CNN, rreth 74% e fëmijëve dhjetëvjeçarë thonë që “shokët dhe televizioni kanë qenë burimet e edukimit seksual të tyre”!

Në fakt, mesatarisht, fëmijët amerikanë harxhojnë 6-8 orë në ditë, duke parë dhe dëgjuar televizionin ose duke lexuar disa gazeta që shpjegojnë “çështjet seksuale”, kur shkolla mund ta bënte më mirë dhe më shumë këtë edukim, gjë që ka filluar sot të realizohet gjerësisht në disa vende.

Sot edhe martesat nuk janë më aq të nevojshme apo të “shenjta” si dikur! P.sh. dikur, personalitete shtetërore apo shoqërore nuk pranoheshin po të ishin të pamartuar! Kurse, në 2012-n presidenti i Francës bashkëjetonte me një grua, me të cilën nuk ishte martuar zyrtarisht, por megjithatë ai e paraqiti atë publikisht si shoqen e tij.

Në vitet e fundit vihen re se “në shkollat e mesme, në shumë vende të botës”, sidomos në Nju Jork (por edhe në Shqipëri), nxënësit e këtyre shkollave e kanë liberalizuar shumë seksin dhe midis vajzave me moshë 15-16 vjeçare, po ndodhin shtatzëni dhe aborte nëpër  shkolla.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore