Aspirina çdo ditë – e rrezikshme apo e nevojshme për të moshuarit?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Të moshuarit në gjendje të mirë shëndetësore nuk duhet të marrin aspirinë çdo ditë. Në këtë përfundim ka arritur një studim afatgjatë i kryer në SHBA dhe Australi. Studimet kanë treguar se ky ilaç është i mirë për njerëzit që kanë pësuar një atak në zemër apo goditje në tru.

Por, studimi i fundit ka zbuluar se aspirina nuk ka asnjë benefit për njerëzit e shëndetshëm mbi 70 vjeç, madje këto pilula rrisin rrezikun për hemorragji. Mjekët e rekomandojnë këtë ilaç për pacientët që kanë pësuar atak në zemër apo goditje në tru duke qenë se hollon gjakun dhe ul rrezikun për përsëritje të atakut.

Disa njerëz plotësisht të shëndetshëm zgjedhin të marrin aspirinë për të ulur rrezikun ndaj këtyre sëmundjeve. Ndërkohë, po vazhdojnë të bëhen akoma më shumë hulumtime shkencore nëse aspirina mund të përdoret për uljen e rrezikut të kancerit.

Në studim u përfshinë gati 20 mijë njerëz mbi 70 vjeç  nga SHBA dhe Australia, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin pasur më parë probleme me zemrën. Gjysma e tyre morën një dozë ditore me aspirinë për 5 vite. Tre raporte të publikuara te New England Journal of Medicine tregojnë se pilulat nuk e ulën rrezikun për zhvillimin e problemeve me zemrën dhe nuk kishin asnjë përfitim tjetër shëndetësor.

“Kjo do të thotë se është e panevojshme që miliona njerëz të shëndetshëm në të gjithë botën të marrin doza të ulëta të aspirinës pa asnjë arsye mjekësore, sepse studimi nuk tregon asnjë përfitim shëndetësor, “ deklaron prof.  John McNeil, nga Universiteti Monash.

“Këto gjetje mund të ndihmojnë mjekët të cilët kanë qenë të pasigurt nëse duhet ta rekomandojnë aspirinën për pacientët e shëndetshëm”.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet