Aspirina, ilaçi mrekulli që na shpëton nga kanceri

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Është cilësuar prej kohësh si ilaçi mrekulli që mund të kurojë dhimbjet  e kokës dhe të na mbrojë nga sulmet në zemër. Studime të ndryshme kanë treguar se aspirina mund të rrisë shanset e mbijetimit nga kanceri i prostatës me 1/4.aspirine

Ndërsa kohët e fundit, një grup ekspertësh kanë vërejtur efektet e aspirinës në një lloj tjetër të kancerit: atë të zorrës së trashë. Për të arritur në këtë përfundim ata janë bazuar tek statistikat e mbledhura në Norvegji lidhur me kancerin.

Më shumë se 23 mijë njerëz nga e gjithë vendi janë përfshirë në studimin e parë për të ekzaminuar efektin e aspirinës tek pacientët me kancer të zorrës së trashë. Nga analizimi i të dhënave doli që përdorimi i rregullt i dozave të vogla të aspirinës mund të ulë me 15-25 për qind numrin e vdekjeve tek pacientët që vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë.

Sipas Kjetil Taskén, profesor tek Fakulteti i Mjekësisë, i cili ka marrë pjesë në studim, aspirina ka potencialin të ndihmojë mijëra pacientë në vit.

“Ky është një zbulim interesant, duke qenë se aspirina kushton lirë dhe ka shumë pak efekte anësore”, shprehet ai.

Studime të mëparshme kanë treguar se aspirina mund të parandalojë formimin e kancerit në zorrë. Por është diskutuar gjithmonë nëse duhet të përdoret aspirina si masë parandaluese, duke qenë se mund të shkaktojë gjakderdhje në stomak dhe tru.

Pacientët me këtë sëmundje këshillohen që të mos e përdorin këtë ilaç pa u konsultuar fillimisht me mjekun.

“Duke qenë se sistemi imunitar i pacientit mund të mobilizojë imunitetin anti-tumor vetëm pas ekspozimit ndaj qelizave kancerogjene, dhe meqë ky imunitet anti-tumor pengohet nga prostaglandina, hipoteza jonë është që efekti i aspirinës është më i mirë pasi dikush ka vuajtur nga kanceri.

“Me fjalë të tjera, mund të ndalohet rikthimi i këtij lloj kanceri tek pacienti” shpjegon Taskén.

Studimi është publikuar tek “Journal of Clinical Oncology”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër