Aspirina ju mbron nga këto sëmundje vdekjeprurëse

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

aspirine

Një studim i ri ka treguar se përdorimi i rregullt i aspirinës, në doza të vogla, ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri. Në studimin e publikuar të enjten nga  JAMA Oncology, shkencëtarët ekzaminuan lidhjen midis kancerit dhe aspirinës tek rreth 136 mijë njerëz. Të dhënat për meshkujt dhe femrat u mblodhën për më shumë se 32 vite.

Kërkuesit shkencorë zbuluan se përdorimi i rregullt i aspirinave  (domethënë dy herë në javë ose më shumë) për të paktën gjashtë vjet çon në uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë me 19%, i kancerit të traktit gastrointestinal me 15% dhe i kancerit në përgjithësi me 3%.

Sa i përket llojeve të tjera të kancerit, si ai i gjirit, prostatës dhe mushkërisë, aspirina nuk ka asnjë ndikim. Shkencëtarët mendojnë se aspirina parandalon zhvillimin e tumoreve dhe kancerit kolorektal.

Shënim: Mos përdorni ilaçe të tilla pa u konsultuar më parë me mjekun, pasi konsumimi i tepërt i tyre dhe në mënyrë të pakontrolluar mund të çojë në krizë zemre apo goditje në tru. 

Burimi: Time.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?