Kryefaqja Lajme te tjera AstraZeneca tërheq vaksinat, pranoi se mund të shkaktonin efekt anësor të rrezikshëm

AstraZeneca tërheq vaksinat, pranoi se mund të shkaktonin efekt anësor të rrezikshëm

0
Shpërndaje

Vaksina anti-COVID, Oxford-AstraZeneca, po tërhiqet në mbarë botën, disa muaj pasi gjiganti farmaceutik pranoi për herë të parë në dokumentet gjyqësore se mund të shkaktojë efekt anësor të rrallë dhe të rrezikshëm, shkruan “Telegraph”.

Vaksina nuk mund të përdoret më në Bashkimin Evropian, pasi kompania u tërhoq vullnetarisht. Kërkesa për tërheqjen e vaksinës është bërë më 5 mars dhe ka hyrë në fuqi të martën.

Kërkesa të tilla, AstraZeneca do të bëjë edhe në vendet e tjera ku i është miratuar vaksina anti-COVID.

AstraZeneca ishte shpallur “triumf për shkencën britanike” nga kryeministri i atëhershëm Boris Johnson.

Vaksina e AstraZenecas është nën hetim për një efekt anësor shumë të rrallë, që mund të shkaktojë mpiksje gjaku dhe numër të ulët të trombociteve në gjak. AstraZeneca pranoi në dokumentet gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Lartë në shkurt se vaksina “mund, në raste shumë të rralla, të shkaktojë TTS”.

TTS – që nënkupton trombozën me sindromën e trombocitopenisë – është lidhur me të paktën 81 vdekje në Britani, si dhe me qindra lëndime të rënda. AstraZeneca është paditur nga më shumë se 50 viktima të dyshuara.

“Sipas raporteve të pavarura, vetëm në vitin e parë të përdorimit të kësaj vaksine u shpëtuan 6.5 milionë jetë dhe u shpërndanë gjithsej 3 miliardë doza në mbarë botën. Përpjekjet tona janë njohur nga qeveritë në mbarë botën dhe janë parë si kritike për t’i dhënë fund pandemisë globale. Tani do të punojmë me ligjvënësit dhe partnerët tanë për të patur një mbyllje të pastër të këtij kapitulli dhe kontributin e tij të rëndësishëm në pandeminë Covid-19”, tha kompania në një deklaratë.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here