Atak kardiak, aktorja e Hollivudit ndahet nga jeta një ditë pas vdekjes së vajzës

aktore-qAktorja amerikane Debbie Reynolds ka ndërruar jetë një ditë pas vdekjes së vajzës së saj, Carrie Fisher. Mediat amerikane raportojnë vdekjen e 84-vjeçares pasi ka pësuar një goditje në zemër. Ajo u dërgua në një spital të Los Anxhelos, por nuk arriti të qëndronte në jetë. Ndërsa një ditë më parë vdiq pas një ataku kardiak në një avion vajza e saj, Carrie Fisher.

“Ajo donte të ishte së bashku me Carrie,” tha djali i saj, Todd Fisher, pas publikimit të lajmit të vdekjes së nënës së tij.

aktore-2Të martën Reynolds kishte postuar në Facebook një deklaratë në lidhje me vdekjen e vajzës së saj.

“Faleminderit të gjithëve që kanë vlerësuar talentet e vajzës sime të dashur dhe të mahnitshme. Unë jam mirënjohëse për mendimet tuaja dhe lutjet që tani janë udhëzuese për të ndaluar dhimbjen time”.

Reynolds ka marrë çmimin aktorja më e mirë në  Academy Award në 1964-n. Në vitin 2015, asaj  iu dha një çmim për arritje jetësore. Për marrjen e çmimit u paraqit vajza e saj.

Reynolds u martua me këngëtarin Eddie Fisher në vitin 1955 dhe kishte dy fëmijë, Carrie dhe Todd. Çifti u divorcua në vitin 1959.

Historia e Fisher me betejat e saj me përdorimin e drogës prishi dhe marrëdhëniet e saj me nënën, ndonjëherë të tensionuara. Debbie Reynolds dhe vajza e saj Carrie Fisher nuk kanë folur me njëra-tjetrën për shumë vite, por më vonë gjendja u kthye normalitetit dhe u pajtuan dhe qëndruan bashkë njëra-tjetrës.

Në një intervistë muajin e kaluar me radion amerikane NPR, Fisher foli për marrëdhënien e tyre. “Ajo është një grua jashtëzakonisht e fuqishme dhe unë e admiroj nënën time”, kishte thënë ajo.

Postime të ngjashme

Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze