Australia fiton betejat e para në luftën kundër duhanit

australiTre vjet më parë, parlamenti australian u bë i pari në botë që miratoi ligjin që i hapte dritë jeshile përdorimit të grafikave paralajmëruese për rreziqet e duhanit në paketat e cigareve.

Sipas ligjit të miratuar në 2011, paketat paraqesin të njëjtat imazhe dhe ndryshojnë vetëm nga markat. Përpjekja për të arritur në miratimin e këtij ligji zgjati të paktën dy vjet dhe në fund të vitit 2012, pamjet reale të dëmeve që shkakton konsumi i duhanit në organet e përdoruesve “pushtuan” ambalazhet e cigareve.

Fushata që u finalizua me ndryshimet në ligj nuk ishte e lehtë, për shkak të përpjekjeve penguese të kompanive të mëdha që prodhojnë duhanin.

Dy vjet më pas, studimet tregojnë se numri i duhanpirësve në Australi ka rënë me të paktën 3 për qind, ndërsa konsumatorët që kërkojnë asistencë për lënien e duhanit në linjën e krijuar enkas për këtë qëllim (Quitline) janë rritur me 80 për qind. / Pa biletë

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi