Autizmi, lufta e fituar; Historia e Leandros 7-vjeçar

Leandro Toçi është 7 vjeç. Rreth moshës 3 vjeçare ai ndërpreu çdo lloj komunikimi, u mbyll në vetvete dhe shfaqte shenja ankthi. Leandro u diagnostikua me autizëm.

“Leandro brenda javës ndryshoi krejtësisht nga gjendja që ishte. Unë i kisha humbur shpresat”, thotë Flora Toçi, mamaja e Leandros.

Prej 4 vitesh vogëlushi trajtohet në Qendrën e Autizmit në Elbasan. Jeta e Leandros dhe e nënës së tij sot është më e lehtë sepse ai është përmirësuar. “Jam 7 vjeç, ditëlindjen e kam në Prill. Më pëlqen të vizatoj”, thotë Leandro.

“Leandro kur ka ardhur në fillim ishte një fëmijë që nuk kuptonte, nuk reagonte, nuk të shikonte, nuk kërkonte, sepse një punë që fillon në një moshë më të vogël, ka rezultate më të mira. Jo vetëm në rastin e Leandros, që ne themi janë ato rastet e mira, të bukura që na japin shpresë, por edhe në rastin e fëmijëve të tjerë. Nëse nuk arrihet këtu ku është Leandro, do të arrihet në gjendje të tjera që fëmija do të jetë autonom për veten e tij”, thotë Iris Zengo, psikologe zhvillimi.

Në Qendrën e Autizmit në Elbasan  trajtohen me terapi çdo ditë 65 fëmijë.  Ashtu si Leandro, disa prej tyre kanë përmirësime të mëdha. Ata janë fëmijët që ngjallin shpresën për prindërit e tjerë që luftojnë çdo ditë me të njëjtat kushte.

“U bëj thirrje prindërve, nëse shikojnë diçka që nuk është, nuk shkon, menjëherë të shkojnë te mjeku. Po, është një betejë e fituar, por duhet shumë sakrificë “, shprehet Flora Toçi./ Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet