Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”

E ndërsa një në 31 fëmijë po lind me çrregullime të spektrit të autizmit ndikuar nga shumë faktorë qofshin gjenetike ose jo, një tjetër lloj autizmin virtual po e kultivojmë vetë duke i lënë fëmijët që të vegjël fare me celularë në duar.

“Është njëlloj si autizmi me të njëjta simptoma, duke i krijuar vonesa në zhvillim, në të folur. Po hasim fëmijë që fillojnë flasin në moshën 3-vjeç”, shprehet logopedi, Elis Musaraj.

“Deri në 2 vjeç në mënyrë kategorike e ndaluar”, shprehet ai.

Fëmijët e lindur më çrregullime të spektrit diagnostikohen vonë në vendin tonë pasi jo vetëm prindërit por as edukatoret nëpër çerdhe apo kopshte nuk janë të trinuar të arrijnë të dallojnë herët simptomat. Ekspozimi i këtyre fëmijëve ndaj telefonave apo ekraneve shkakton dy fish dëme.

“U shton ankthi, lëvizje te përsëritura, vonesa në komunikim”, thekson logopedi.

Rritja e shifrave të autizmit në Shqipëri njëlloj si në vende të tjera kërkon ndërhyrje të strukturave shtetërore për të mbështetur familje që kanë në anëtar me çrregullime të spektrit dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetje nëpërmjet kempit./TCH

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"
Mos i puthni kurrë foshnjat! Vogëlushi humb shikimin, pasi u puth nga dikush me herpes