Autonomia spitalore, si funksionon? Kundrejt pagesës, pacientët zgjedhin vetë mjekët

Qeveria ka vënë në zbatim ligjin për autonominë spitalore, ligj që i hap rrugë privatizimit të spitaleve publike. Ligji u miratua pak muaj më parë në Parlament, ndërkohë që qeveria ka bërë gati aktet nënligjore për zbatimin e tij.

Ishte ministrja Ogerta Manastirliu e cila paralajmëroi sot se spitalet publike do krijojnë autonomi më vete. I pari do të jetë spitali i Fierit, e më pas Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali i Durrësit dhe ai i Shkodrës do të kenë autonomi spitalore. Vendimi i Këshillit të Ministrave u jep mundësi si fillim këtyre spitaleve për t’u shtrirë më pas dhe në rajonet e tjera, që mjekët të ofrojnë shërbim privat në godinat publike.

“Pra, kjo i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore jashtë sistemit të regjimit apo të referimit. Pra pacientët mundet të kenë mundësinë të konsultohen me mjekët që duan,  me pagesa të tjera të përcaktuara nga bordi i spitalit. Kjo do ndodhë vetëm në ato spitale që kanë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale”, tha Manastirliu para mediave.

Burimi: Euronews Albania

Postime të ngjashme

Raporti i OBSH: “Epidemia” e obezitetit në Shqipëri, 1 në 3 fëmijë mbipeshë
Pamje alarmante/ Fëmijët mbledhin sasi të mëdha barnash nga koshi i plehrave pranë spitalit
Ngacmoi s*ksualisht pacienten, lirohet nga detyra mjeku
KE publikon progres raportin: Shqipëria të rrisë burimet financiare dhe njerëzore për sektorin e shëndetësisë
Falsifikuan dokumente për të përfituar para nga fondi i barnave të rimbursueshme, disa të arrestuar!
ChatGPT nuk do të japë më këshilla mjekësore! Ja çfarë parashikon rregullorja e re
Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes, AI nuk mund të zëvendësojë mjekun!
Shëndetësia në rrezik, 30% e stafit punon në Gjermani