Azotemia, trajtimi me bimë popullore

Një sëmundje që shkakton helmimin e gjakut e si rrjedhojë të gjithë organizmit, mund të kurohet edhe përmes bimëve, nëse ndiqen siç duhet disa rregulla

Hysni Dankshi, mjek alternativ

Azotemia është një bllokim i menjëhershëm apo gradual i daljes jashtë të urinës. Shkakton helmimin e gjakut dhe si rrjedhojë helmohet i gjithë organizmi. caj1Shkaqet e bllokimit të urinës janë të shumta: pakësimi i gjakut që shkakton në veshka trauma, nefritet, helmimet, tumoret, hipertrofia e prostatës, guri në veshka. Shenjat e kësaj janë vështirësi në frymëmarrje, rrahjet e zemrës, buzë të mavijosura, pagjumësi, çrregullime të pamjes, të vjella, diarre, fryma mban erë të keqe (si amioniak) tkurrje muskujsh, gjendje kome.

Merrni 20 lugë gjell me bimë të përbëra nga delli dhe kolmuthi dhe 15 lugë gjethe me hisëll. Hidheni në 3 litra ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar derisa të vaket, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me sheqer. Pihet 1 filxhan 6 herë në ditë, derisa mbarohet.

24 lugë gjelle njëmijëfletëshi i hidhni në 3 litra verë dhe zihet për 5-10 minuta. Ena lihet në qetësi për 20-30 minuta, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 3 herë në ditë për 3 javë rresht.

Kemashemi me qime. Kjo bimë tepër e efektshme në azotemi ka dhënë rezultate të mira. Valojmë 1 litër ujë. Në momentin e valimit hidhni 100 gr bimë të freskët nga Keshamemi me qime dhe e lëmë të valojë 20-30 minuta. Gjatë ditës pihen 2 filaxhanë kafeje me çaj.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?