Babai shoqëron vajzën në altar, para se të vdiste nga kanceri

Përgatiti: E. B

Pedro Villarin, 65 vjeç, nga Filipinet po luftonte me kancerin e mëlçisë. Duke qënë se ishte planifikuar të përcillte vajzën e tij Charlotte në altar ditën e martesës së saj, ai plotësoi premtimin. Në vend të karriges me rrota, ai e shoqëriu të bijën i shtrirë në barelë. Të afërmit e tërhoqën barelën në altar ndërsa babai mbante dorën e vajzës. Vajza tha se edhe pse ishte e vështirë, ishte ngushëllim për të duke e ditur se ai kishte përmbushur ëndrrën para se të vdiste. Ai u nda nga jeta 3 ditë pas mbarimit të ceremonisë.

Ndarja e një fotografi të momentit kur puthi babanë e saj gjatë dasmës në mediat sociale nga zonja Villarin me mbishkrimin ‘Papu, të dua shumë’, preku zemrat e të gjithë ndjekësve të saj.

Videoja e dasmës dhe fotografitë janë shpërndarë pasivisht në mediat sociale, të cilët i kanë mbështetur virtualisht familjarët.

Një komentues theksoi: ‘Dashuria e një prindi është e pamatshme’, ndërsa një komentuese tjetër komentoi: ‘Rhea Nisola Osia’ komentoi: ‘Kjo është dashuri’./dailymail

 

 

 

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje